Lidhu me ne

Radar

Si funksionon ligjvënia me porosi?!


Nga Jorida Tabaku

Në tetor të vitit të shkuar organizatat e shoqërisë civile më njoftuan që po ndryshohet Ligji i Zonave të Mbrojtura.

Me ndryshimet ne ligj eliminohej tërësisht zonimi, jepet mundësi për ndërtime dhe struktura akomodimi deri tek 20 përqindëshi i zonës së mbrojtur dhe kompetencat e Ministrisë së Mjedisit në përcaktimin e zonave të mbrojtura i kalonin KKTRSH.

Qe kjo pikënisja e fushatës së dëgjesave dhe diskutimit me shoqërinë civile dhe më gjerë. Ku përfshiheshin dhe disa shkresa e komunikime edhe me Parlamentin Europian e Komisionin Europian mbi shqetësimet që vetë ata kanë ngritur në progresraport mbi këtë temë.

Ndërsa e gjithë kjo histori zhvillohej, qeveria përdori një VKM të sajën duke ofruar një mendim të saj që zeroi ndryshimet e deputetëve socialistë dhe miratoi në të vërtetë “mendimin” e qeverisë në ligj.

Më pas vetëm me votat e shumicës së socialistëve u miratua një Ligj i ri Zonave të Mbrojtura që fatkeqësisht ishte variant më i keq i mundshëm. Në të u miratua që edhe projektet e Investimeve Strategjike të jepeshin në këto zona të mbrojtura, që de facto nuk ekzistojnë më.

Ndërkohë qeveria operonte me ritme të shpejta, pasi një tjetër deputet socialist kërkoi shtyrjen për herë të 5 të Ligjit të Investimeve Strategjike. Teorikisht ky ishte një ligj i përkohshëm miratuar në 2015 për dy vite, mirëpo leje mbas leje, investim mbas investimi ligji u kthye në thuajse permanent pasi u shty plot 5 herë pa pasur asnjëherë asnjë rezultat konkret në punësim, nxitje investimesh serioze në fusha të ekonomisë apo zhvillimit teknologjik. Mbi 75% e këtyre investimeve strategjike ishin leje për betonimin strategjik të bregdetit.

Dhe nëse dikush mendon se torta ka mbaruar, do duhet të shijojë qershinë mbi tortën në fjalë. Pak ditë më parë në faqen e KM është paraqitur dhe ndryshimi i ligjit për KKTRSH i cili merr përveç funksioneve të tij njëkohësisht dhe funksione të cilat lidhen me Hapësirat Detare. 

Në projektligj, shihet se KKTRSH merr përgjegjësi për planet e hapësirave detare duke u shndërruar kështu në një mbi-këshill.

Tani që e gjithë panorama është e qartë, ku KKTRSH shndërrohet në përcaktuesen e Zonave të Mbrojtura, Investitorit Strategjik dhe së fundmi edhe përcaktuese e hapësirave detare. 

Në mediat ndërkombëtare lexojmë se qeveria shqiptare paska disa qëllime strategjike që të japë për investime në resorte ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.

Shumë koincidenca në të njëjtën kohë. Çfarë bëjmë kur kemi frikë nga ligji? Ndryshojmë ligjin! 

Çfarë bëjmë për t’i ikur vendimmarrjes individuale? E bëjmë kolektive ja kalojmë parlamentit! Dhe krijojmë Bashkësinë e vendimmarrësve ku askush s’ka përgjegjësi por të gjithë mund të jenë përfitues!

Ligjvënia me porosi është forma më e sofistikuar e korrupsionit. Që sado ta përmirësosh sistemin; sado të flasësh gjithë ditën për luftën ndaj korrupsionit, sado të prezantosh letra e plane kërkon vetëm diçka: vullnetin politik! Sinqeritetin dhe vendosmërinë për ta luftuar!

Qartësisht nuk ekziston; po të ekzistonte nuk ka pse shpikim rrotën!

  1. Zhdukja e Zonave të Mbrojtura

https://www.parlament.al/…/b68d0c2e-f507-449f-90c2…

  1. Zgjatja e periudhës së veprimit të Ligjit Për Investime Strategjike

https://www.parlament.al/…/8310a055-c173-4398-a093…

  1. VKM që përcakton se KKTRSH është përcaktuesja e hapësirës detare:

https://www.kryeministria.al/…/projektligje-te…/

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook