Lidhu me ne

Radar

Bardhi: Olsi Rama është i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë

Bardhi: Olsi Rama është i përfshirë në laboratorin e

Kreu i grupi parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.

I ftuar në studion e “Opinion”, Bardhi u shpreh se ka një analizë të mbështetur në dokumente për këtë dhe se mund t’i nxjerrë shumë shpejt.

Biseda:

Blendi Fevziu: Këtu në studio keni deklaruar, edhe pse zhvillimet herë pas here nuk na kanë lejuar që të kthehemi, keni deklaruar që keni një material të madh, një zbulim të rëndësishëm që lidhet me një komision hetimor që nuk ju lejohej nga mazhoranca. A mund të më thoni për çfarë bëhet fjalë?

Gazment Bardhi: Së pari, komisioni bëhej fjalë për atë TIMS, se për çfarë bëhet fjalë ju kam vënë në dispozicion materialet.

Blendi Fevziu: Jam gati ta bëj emisionin për këtë, por kanë ndodhur zhvillime që jemi detyruar të merremi me rendin e ditës. Përse bëhet fjalë? Kush akuzohet me këtë?

Gazment Bardhi: Bëhet fjalë për një aferë ku është i përfshirë i vëllai i kryeministrit.

Blendi Fevziu: Në çfarë pozite?

Gazment Bardhi: Ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Blendi Fevziu: Po në çfarë roli?

Gazment Bardhi: Pastaj e dogjëm denoncimin. A do të më ftosh javën tjetër?

Blendi Fevziu: Po, të ftoj javën tjetër. A e keni hamendje, e keni analizë, apo e keni të mbështetur në fakte?

Gazment Bardhi: E kam analizë të mbështetur në dokumenta. Jam i gatshëm, nesër, të hënën, të martën, kur ju të dëshironi…

Blendi Fevziu: Jeni i sigurtë që janë fakte?

Gazment Bardhi: Po, janë fakte.

Blendi Fevziu: Javën tjetër unë po ju ftoj për këtë çështje.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook