Lidhu me ne

Kritike

ShqUpëria

Asnjë program, asnjë ekip, asnjë rinovim. Një histeri për një emër që do të të vetëmartirizohet si i burgosur politik. 

Skerdilajd Zaimi

Në një diskutim televiziv Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së, deklaroi se mënyra si u dënua Ervin Salianji, të nxit dyshimin për një proces politik. Mandej ai u shpreh se:
Edhe mua mund të më fusin në burg

Opozita shqiptare rikonfirmon kështu një problem të madh me drejtësinë. Një problem që mori karakter ultimativ me masën e sigurisë ndaj Sali Berishës. Episodi Salianji ishte si të thuash fleta e fundit e dosjes së mosbesimit radikal ndaj drejtësisë me regji siç shprehet shpesh e më shpesh edhe Ilir Meta. 

Nga kjo situatë në të cilën patjetër që ka pretendime të vërteta – mjafton të shohim pretendimet e Ilir Beqjas p.sh – opozita, ajo që shtiret si e tillë po do të nxjerrë kapital politik. Ideja është e thjeshtë: Shqipëria është nën thundrën e Edi Ramës që na ka jetën në dorë. Ndaj ne protestojmë, djegim karriget, bëjmë namin dhe kalojnë në Mosbindje Civile. Logjike. 

Po pse nuk funksionon ky skenar? Pse nuk nxit asnjë lëvizje nervi në shoqëri? Në elektoratin gri? Njerëz të asaj opozite duhet ta kishin kuptuar se këto janë kauza personale të politikës, çështje pushteti që nuk afektojnë jetën dhe interesin e një qytetari, ashtu siç e interpreton ai.

Janë probleme personash me pushtet që nuk kanë rezonim për asgjë jashtë mureve të politikës. Çështja “Berisha” është e tillë, por PD-ja preferoi ta popullarizonte si kauzë publike. Rezultati është kinemaja verore e Sali Penxheres, çdo pasdite. 

Pa vënë mend nga dështimi 1, PD-ja nxitoi te dështimi 2, duke vënë kujën për Salianjin. Jemi pak muaj para zgjedhjeve dhe opozita parlamentare po hyn në garë me synimin unik në llojin e vet, të mbetet opozitë. Asnjë program, asnjë ekip, asnjë rinovim. Një histeri për një emër që do të të vetëmartirizohet si i burgosur politik. 

Të kthehemi tek ajo që deklaroi z. Shehaj e ta quajmë të vërtetë. Cila është zgjidhja? Çfarë ofrohet për ta ndryshuar gjendjen? Z. Shehaj bashkë me Sali Berishën i kapën për veshi dhe në gusht te vitit 2016 i detyruan të votojnë reformën në drejtësi. Do reformojnë sërish sistemin? Po si dhe pse do jetë më mirë?

Padrejtësia në proces gjyqësor është një gjë e vjetër në Shqipëri. Imagjinoni z. Shehaj: Ilir Meta doli i pafajshëm për videon ku ishte vetë!!! Çfarë drejtësie! Për 21 janarin, Gërdecin procesi vazhfon, ndërkohë që çështjet civile janë e kanë qenë një kaos e lëmsh që nuk do të zgjidhet. Çfarë ofron pra z. Shehaj dhe PD? Teknikisht kërkojnë të jenë rehat, konkretisht Asgjë. 

Mënyra butaforike sesi po trajtohet çështja “Salianji” të bën të kuptosh se opozita e sotme është Mërgata e Qyqeve brenda Shqupërisë që jeton, funksionon dhe interepreton një realitet që ecën me kode të tjera nga ato të sajat. Ta dallojmë menjëherë këtë “kauzë” nga protesta shumë e dobishme kundër Veliajt, e cila ka elementë realë të interesit publik, ndonëse në kontekstin e veprimit opozitar rrezikon të lexohet vetëm si mjet presioni. 
Salianji reagon nga burgu: Qëndroni! Nuk përkulem!

Ore jeni mirë? 

Ditën kur ky ecte drejt PD-së e përshëndeste me dorë majtas e djathtas më nxori mallin e gjimnazit në Sarandë. Ka një hyrje rreth 30 m para derës. Nuk di pse rrështoheshim anës saj në ato vite dhe prisnim të kalonin femrat për t’i komentuar. Grumbull i madh dhe siklet i madh për atë paradë. Një tip që me nofkën Xha Pilo, mbante xhaketë(ngjarje në ato kohë për adoleshentët) me syze dhe kalonte si Salianji: përshëndeste, qeshte, të tregonte me gisht(të njoh ty) dhe kështu mbanin barkun me dorë të gjithë.

Qesharakë deri në dhimbje. Aq sa kushdo ka të drejtën të mendojë se këta duan që Edi Rama të fitojë e mandej t’u japë ndonjë kockë. 

/Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook