Lidhu me ne

Aktualitet

5 mënyrat se si Izraeli mund ta godasë Iranin

Shkruar nga Robert Givens

Midis statuskuosë dhe fillimit të Luftës së Tretë

A do të sjellë kundërpërgjigja një kthim tek statuskuoja, apo do të sinjalizojë fillimin e një konflikti rajonal shumë më të gjerë? Bota po pyet dhe po pret.

Ndërsa SHBA-ja po dërgon në Izrael THAAD, një nga sistemet e saj më të avancuara kundër raketave, së bashku me 100 trupa amerikane për trajnimin mbi mënyrën e përdorimit të tij, janë më shumë se kurrë të qarta sinjalet, se Izraeli synon ta sulmojë Iranin për t’u hakmarrë për sulmin e tij raketor të 1 tetorit.

Cilado qoftë kundërpërgjigja e izraelitëve, objektivi i tyre mund të tregojë shumë nëse qëllimi është ndëshkimi apo diçka më shumë. Ne mund të jemi në gjendje ta dallojmë synimin strategjik të Tel Avivit, duke klasifikuar 5 kategori të përgjithshme objektivash sipas shkallës së përmasave. Ajo që do të godasin izraelitët, do të tregojë edhe se çfarë synojnë të bëjnë ata.

Rivendosje e mekanizmit të parandalimit, përmes një sulmi të vetëm ndëshkues

Izraeli mund të përpiqet të rivendosë parandalimin, dhe të ndëshkojë në mënyrë simbolike Iranin, duke ndërmarrë një sulm të vetëm për të shkatërruar një objektiv që ka një rëndësi të kufizuar për Teheranin. Për shembull, izraelitët mund të zgjedhin të fokusohen në një objektiv të tillë për të demonstruar vendosmërinë e tyre, si për audiencën vendase ashtu edhe për atë ndërkombëtare.https://292307bc2c70380b7841a49f7de37050.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Ky lloj objektivi do të jetë i tillë, që të nxjerrë në pah aftësinë e Izraelit për të vënë në rrezik çdo vend, dhe t’i dërgojë një mesazh të pagabueshëm Iranit: tani jemi barazim. Tek objektivat me rëndësi të kufizuar, mund të përfshihet një platformë e rëndësishme nafte, një anije luftarake, një bazë radarësh apo një qendër kryesore e komandës dhe kontrollit.

Kryerja e një sulmi të tillë, do të ishte relativisht i thjeshtë për ushtrinë izraelit, duke përdorur një numër të vogël asetesh në kohën e zgjedhur prej saj. Një sulm i tillë, mund të paralajmërohet përmes kanaleve diplomatike disa ditë përpara, për të reduktuar sa më shumë viktimat në civilë.

Ky lloj sulmi, është më pak përshkallëzues nga të gjitha përgjigjet e mundshme izraelite, dhe kërkon më pak burime. Izraelit mund të përdorë në të çdo gjë, nga disa armë me rreze të gjatë të lëshuar nga jashtë hapësirës ajrore iraniane, tek një sulm ajror që do të përshinte disa avionë luftarakë.

Mohoji armikut aftësinë për të projektuar fuqinë ushtarake

Izraeli mund të zgjedhë t’i mohojë Iranit aftësi ushtarake specifike. Kjo do të kërkonte një përpjekje më të kalibruar nga ushtria izraelite, me angazhimin e më shumë burimeve dhe me ndoshta disa ditë sulmesh ndaj territorit iranian. Në këtë lloj fushate, IDF mund të synojë ato asete ushtarake që e rrezikojnë më shumë Izraelin:bateritë e lëshimit të raketave, dronëve, nëndetëset dhe aerodromet.

Kjo fushatë mund të zgjerohet në garnizone ushtarake, rrugë furnizimi dhe elementë të veçantë të kompleksit industrial ushtarak iranian. Shkatërrimi i tyre do të degradonte aftësinë e Iranit për të treguar fuqinë e tij ushtarake mbi Izraelin dhe fqinjët e tij. Ndërsa ky skenar është më përshkallëzues se objektivi i mëparshëm, ai tregon sërish njëfarë përmbajtje pasi ndikon vetëm tek aftësia ushtarake.

Për të arritur një objektiv të tillë, izraelitët do të përfshinin me shumë gjasa në operacion një pjesë të madhe të Forcave Ajrore. Avionët luftarakë si F1-5I dhe F-35 janë në gjendje të depërtojnë në hapësirën ajrore iraniane, ku do të përdorin armët me saktësi të lartë si JDAM. Në tërësi, kjo do t’i ngjante një fushatë ajrore më tradicionale.

Goditje aty ku i dhemb më shumë kundërshtarit

Objektivat simbolike dhe ushtarake, dëmtojnë shkarazi sistemin shtetëror iranian dhe efekti është shpeshherë kalimtar. Raketat zëvendësohen, aeroportet rindërtohen dhe bazat e radarëve mund të zhvendosen. Nëse IDF synon t’i shkaktojë dëme më të qëndrueshme strukturës së Iranit si shtet, ajo mund të zgjedhë një objektiv ekonomik.

Në këtë mënyrë, ushtria izraelite do të përpiqet ta bëjë më të kushtueshëm financimin e vazhdueshëm të agresionit rajonal të Iranit, të zbehë besimin tek udhëheqja iraniane dhe të shkaktojë përçarje në të gjithë shoqërinë e saj. Shkatërrimi i porteve kryesore, fushave të naftës dhe objekteve të transferimit të naftës, do të degradonte shtytësit kryesorë financiarë të ekonomisë së Iranit. Dëmtimi i këtyre infrastrukturave, do të ndikonte tek flukset e kapitalit, vendet e punës, importet dhe eksportet, dhe disponueshmërinë e mallrave për qytetarët dhe ushtarët e saj.

Eliminim i levave të kontrollit të regjimit

Izraelitët mund të zgjedhin të godasin objektiva, që ose destabilizojnë ose mund ta rrëzojnë regjimin iranian. Qeveria iraniane sundon me dorë të hekurt kryesisht përmes dy mjeteve: komunikimit dhe kontrollit. Ekzistojnë një sërë objektivash, të cilat do të degradonin aftësinë e qeverisë për ta ruajtur këtë kontroll.

Ato përfshijnë udhëheqjen dhe infrastrukturat e mediave shtetërore, qendrat qeveritare dhe Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Në këtë skenar, Izraeli do të përdorte një shumëllojshmëri asetesh. Do të nevojiteshin mjetet e zbulimit për të gjurmuar lëvizjet në kohë reale të udhëheqësve kryesorë.

Mund të ketë vetëm një përpjekje për të shkatërruar programin bërthamor iranian

Për më shumë se një dekadë, shumë analistë kanë pretenduar se ky është qëllimi kryesor i izraelitëve. Por ndërsa çrrënjosja e aftësive bërthamore të Iranit mund të jetë veprimi më madhor i mundshëm, sot do të bënte shumë pak për të ndryshuar luftën aktuale.

Nëse IDF-ja shkatërron ose dëmton rëndë një ose më shumë objekte të programit bërthamor iranian, mesazhi është i qartë: Izraeli do të bëjë gjithçka që duhet për të zhdukur atë që e sheh si kërcënim ekzistencial të Iranit për ekzistencën e tij, dhe për të pasur një stabilitet afatgjatë në rajon.

Por shkatërrimi i tyre është problemi më i vështirë për armatimin izraelit. Sepse IDF duhet të depërtojë në hapësirën ajrore iraniane, duke përdorur avionë sulmues me municione depërtuese të kalibrit të madh. Koha e sulmeve, do të ishte shumë e rëndësishme për t’u siguruar që armët të depërtojnë në objektiva në një mënyrë të koordinuar, ku secila armë hap një vrimë më të thellë për armën tjetër.

Ne vetëm mund të parashikojmë se izraelitët do të zgjedhin objektivat nga opsionet e mësipërme. A do të sjellë kundërpërgjigja një kthim tek statuskuoja, apo do të sinjalizojë fillimin e një konflikti rajonal shumë më të gjerë? Bota po pyet dhe po pret.

Shënim: Rob Givens, oficer në pension i Forcave Ajrore të SHBA-së. Ka mbajtur edhe postin e ndihmësit të posaçëm të Kryetarit të Shefave të Përbashkët të Shtabit.

“Responsible Statecrafts”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook