Lidhu me ne

Kryesore

Donald Trump propozon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

EPA A Palestinian father carries his daughter next to a destroyed house in Al Maghazi refugee camp, central Gaza Strip on 03 January 2025.

Presidenti i ShBA, Donald Trump ka deklaruar së fundmi se palestinezët duhet të largohen nga Gaza dhe se për zhvendosjen e tyre tha se ka folur me mbretin e Jordanisë Abdullah dhe presisentin e Egjiptit.

Po flasim për ndoshta 1.5 milionë njerëz dhe ne pastrojmë të gjithën. Lëvizja mund të jetë e përkohshme ose afatgjatë

është shprehur ai.

Qëndrimi është dënuar si nga Hamas ashtu edhe nga Autoriteti Palestinez, ndërkohë që Egjipti dhe Jordania e kanë refuzuar kërkesën.

Propozimi vjen në mënyrë të papritur kur mbahet parasysh se edhe Netanyahu ka qenë i kujdesshëm të mos flasë për zhvendosje ndërkohë që nga konflikti janë zhvendosur shumica e 2 milionë banorëve të Gazas.

Trump foli për këtë çështje në bordin e Air Force One duke vlerësuar se shkatërrimi është i tillë që dikton “ndërtimin e një shtëpie të re” duke “u marrë vesh me disa vende arabe”.

BBC-ja shkruan se nuk është e qartë nëse kërkesa është zyrtare por Jordania dhe Egjipti kanë refuzuar prerë çdo zgjidhje që sugjeron zhvendosjen e palestinezëve.

Media në fjalë shton se ideja e zhvendosjes është e nxitur nga ekstremistë në kampin e Netanyahut. Kësaj i shtohet fakti se ambasadori i ri amerikan në Izrael, Mike Huckabee refuzon edhe vetë idenë e një shteti palestinez.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook