Lidhu me ne

Mix

Qumësht me mjaltë – Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim i shijshëm por edhe një armë e fortë për shëndetin e mirë.

Mjalti përdoret gjërësisht sepse është antioksidant, antibakterial dhe anti inflamator. Qumështit nga ana tjetër i janë thurur lavde për vitaminat dhe mineralet që ka në përmbajtje.

Kur dy gjëra të mira bashkohen, rezultati nuk ka se si të mos jetë unik. Cilat janë vlerat e qumështit me mjaltë? Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.

Kujdesi për lëkurën

Qumështi dhe mjalti kanë vlera pastruese dhe luftojnë mikrobet. Por kur bashkohen këto vlera shumëfishohen.

Shumë prej pastruesve të lëkurës kanë në përmbajtjen e tyre si mjaltë ashtu edhe qumësht. Të dyja i japin lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm.

Banjat me mjaltë dhe qumësht janë të rekomandueshme në të gjitha qendrat estetike më luksoze në botë.

Tretja 

Prej kohësh, mjalti është pranuar si një burim i pasur probiotikësh, elementë që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e probiotikëve, të cilët janë baktere të shëndetshme që rriten në zorrë dhe në sistemin tretës.

Probiotikët stimulojnë bifidobakteret, një lloj probiotiku që gjendet tek qumështi. Karbohidratet dhe oligosakaridet tek qumështi promovojnë funksionimin e shëndetshëm të këtyre baktereve të shëndetshme që mbajnë traktin gastrointestinal në formë të shkëlqyer.

Kur niveli i baktereve në sistemin tretës është i ekulibruar, atëherë trupi nuk vuan nga një sërë sëmundjesh ose diagnozash siç janë konstipacioni, fryrjet, etj.

Qëndrueshmëria

Një gotë me qumësht dhe mjaltë në mëngjes përmirëson rezistencën e njeriut. Qumështi ka proteina. Mjalti ka karbohidratet e duhura për një impuls efektiv të metabolizmit.

Qumështi dhe mjalti janë shtysa më e fuqishme për çdo të rritur, fëmijë dhe të moshuar.

Shëndeti i kockave

Studimet për mjaltin vazhdojnë akoma. Por dita ditës po bëhet e qartë se mjalti luan rolin e transportuesit të përbërësve të shëndetshëm nga ushqimi në trup.

Veçanërisht mjalti ka treguar që është i rëndësishëm për përçimin e kalciumit në organizëm.

Kalciumi gjendet me shumicë tek qumështi. Ndaj nëse konsumoni qumësht me mjaltë jo vetëm që do t’i jepni trupin kalciumin e nevojshëm për shëndetin e kockave, por edhe mjetin më të mirë transportues që kalciumi të shkojë në destinacionin e dëshiruar.

Nivelet e kënaqshme të kalciumit mund të parandalojnë osteporozën dhe inflamacionin në gjymtyrë teksa plakemi.

Pagjumësia

Mjalti dhe qumështi janë përdorur tradicionalisht si kura natyrale kundër pagjumësisë. Edhe nëse i konsumoni veçmas janë shumë efektiv, por impakti i tyre shumëfishohet nëse ato shkrihen në një.

Mjalti është një nga ushqimet e rralla të ëmbla që mban nën fre sasinë e insulinës që sekretohet në organizëm. Ky proçes shoqërohet me çlirimin e triptofanit në tru.

Ky i fundit transformohet në serotoninë që përcjell ndjesinë e qetësisë. Serotonina transformohet në melatoninë që stimulon gjumin.

Proçesi kimik është pak i ngatërrueshëm, por thënë troç pini qumësht me mjaltë nëse vuani nga pagjumësia.

Kundër plakjes

Kombinimi i qumështit dhe mjaltit ka ndikim jo vetëm tek lëkura, por tek i gjithë trupi duke i dhënë atij vitalitet. Shumë qytetërime të lashta si Grekët, Romakët, Egjiptianët dhe Indianët pinin qumësht me mjaltë rregullisht për të ruajtur rininë e tyre.

Ja përse ata e quanin këtë kombinim si “eliksiri i jetës”. Antioksidantët që shumëfishohen tek qumështi me mjaltë luftojnë plakjen duke sulmuar radikalet e lira që ndikojnë për keq tek organet e trupit.

Këto radikale janë shkaktarët kryesorë për degradimin e lëkurës, rrudhat, dhe rënien e elasticitetit të organit më të madh të trupit, lëkurën.

Luftojnë bakteret

Studimet kanë treguar që qumështi me mjaltin kanë një ndikim më të fortë kundër baktereve kur konsumohen së bashku se sa ndarazi.

Besohet gjithashtu që nëse pini qumësht të ngrohtë me mjaltë, nuk do të vuani më nga konstipacioni dhe çrregullime të tjera të zorrëve.

Ky lëng magjik është i mirë për të luftuar çrregullime të tjera respiratore si virozat dhe kola. Përfitimet që vijnë nga qumështi dhe mjalti janë aq të mëdha sa nuk do mjaftonte një ditë e tërë për t’i shpjeguar dhe lexuar.

Në fakt ekziston një shprehje “toka e qumështit dhe mjaltit” që përshkruan një vend të begatë. Në Testamentin e Vjetër, toka e Qumështit dhe Mjaltit ishte Jeruzalemi./AgroWeb.org

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook