Lidhu me ne

Kritike

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela

From Spartak Ngjela/ What is the epicenter of today's political times? -  Opinione

Spartak Ngjela

Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të shpëtuar nga uzurpimi Sali, dhe prandaj t’i lindë edhe shpresa e fitimitatit për zgjedhjet që do zhvillohen në muajin maj të këtij viti.

Pse nuk fiton dot më Parta Demokratike në zgjedhjet elektorale të përgjithshme?

Sepse ajo ka një kryetar aktual i cili është nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Britani.

Duhet që edhe në Shqipëri ta dinë partitë politike se: kryetari i një partie politike, në funksion të opinionit publik, në përzgjedhje, dhe psikologjikisht, ëshrë mall. Sepse, ashtu si edhe malli, vlera e kryetarit të një partie del në treg, domethënë në një proces zgjedhor me vota në elektorat.

Prandaj, pikërisht për këtë…
Me një koncept të përgjithshëm na duhet të theksojmë se vlera e një kryetari partie që sulmon për të marrë pushtetin politik, del në zonën e tij elektorale ku ai konkurron në zgjedhje, por kjo nuk mjafton, sepse partia që kërkon të dalë e para në zgjedhje do drejtojë qeverinë dhe të gjithë shtetin në katër vite rresht.

Atëherë?
Ja pra, kjo është arsyeja që e thekson shpirtin shoqëror – elektoral në këtë pyetje: Sa e ka vlerën drejtuese kryetari i partisë që kërkon të vijë në pushtet?
Prandaj, brenda kësaj pyetjeje nga duhet të themi me theks të veçantë se sot Partia Demokratike ka kryetari Sali Berishën, një individ të cilin nuk e pranon opinioni i gjerë publik. Por gjithashtu duhet theksuar se Sali Berisha është person nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Britani.

Dhe prandaj, kjo është arsyeja që sondazhet e nxjerrin Partinë Demokratike shumë mbrapa Partisë Socialiste.
Atëherë?
Asgjë të re nuk ka ende nga fronti i të mundurit të vitit 2021.

Po lidërshipi i Partisë Demokratike nuk e kupton këtë?

E kupton, por brenda vetes së saj ajo parti sot nuk ka një lider tjetër konkurent. Kurse e vërteta është se këtë formësim vetëm me një lider absolut, e ka krijuar me forcën politike të shkarkimit të konkurentëve të tij, në 30 vite rresht, vetë Sali Berisha.
Por ky është fakti kryesor i Partisë Demokratike, e cila po qëndron larg fitimit të zgjedhjeve, që nga viti 2013, për12 vite rresht.
Po pse, Partia Demokratike nuk ka fare shpresë në këto zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin maj të këtij viti?
Po, PD e ka një shpresë?
Cila është kjo shpresë?

Po ja: Sali Berisha është i akuzuar në një proces penal për krimin e korrupsionit dhe po pritet të fillojë procesi penal kundlr tij në SPAK. Por, nëse Saliu do të dënohet me burg, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon që ai të vijojë të konkurrojë në politikë. Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të shpëtuar nga uzurpimi Sali, dhe prandaj t’i lindë edhe shpresa e fitimitatit për zgjedhjet që do zhvillohen në muajin maj të këtij viti.
Të shohim pra, ngjarjet elektorale në muajin maj të këtij viti.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook