Lidhu me ne

Aktualitet

Për të kuptuar kohën që jetojmë, duhet të kuptojmë Turqinë

Turqia na ofron disa mësime të rëndësishme mbi epokën që po përjetojmë. E para është se për liderët autoritarë – ata që nuk i durojnë kufizimet e demokracisë – herët a vonë vjen momenti i një zgjedhjeje të pashmangshme: ose e pranojnë me përbuzje sistemin demokratik, ose dalin prej tij dhe hyjnë në një tjetër terren, atë të diktaturës.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e bëri këtë zgjedhje të premten, më 21 mars, kur miratoi arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, vetëm dy ditë përpara se ai të paraqitej në zgjedhjet paraprake të partisë së tij, CHP, për të nisur përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Imamoglu akuzohet për korrupsion, terrorizëm dhe krime financiare – por detajet nuk kanë rëndësi, pasi bëhet fjalë për akuza të fabrikuara për ta nxjerrë jashtë loje.

Erdogan nuk mund të kandidojë më në vitin 2028, pasi është në pushtet që nga viti 2003 dhe ka ezauruar kufizimet kushtetuese për mandatin presidencial. Por Kushtetuta, natyrisht, mund të ndryshohet.

Mësimi i dytë që na jep Turqia është se abuzimi i hapur me pushtetin nuk është shenjë force, por një tregues i qartë i dobësisë së regjimit. Erdogan ka bërë gjithçka për ta diskredituar dhe ndalur Imamoglun. Madje, ka arritur deri aty sa t’i revokojë diplomën universitare, duke pretenduar se ai kishte kaluar në mënyrë të parregullt nga një universitet në tjetrin në vitin 1990 – një “zbulim” i bërë plot 35 vjet më vonë.

Pa diplomë, Imamoglu nuk mund të kandidojë për president. Por përdorimi i forcës dhe represioni janë mjeti i fundit i atyre që ndihen të kërcënuar. Përpjekjet e Erdogan-it për ta eliminuar politikisht vetëm sa e kanë bërë Imamoglun më popullor. Njerëzit e votuan atë në zgjedhjet paraprake, edhe pse ishte në burg dhe i shpallur i papërshtatshëm për të kandiduar. Dhe ata do ta votojnë përsëri në zgjedhjet presidenciale, qoftë edhe vetëm për t’i dërguar një mesazh sfidues Erdogan-it.

Një video e Imamoglusë në rrjetet sociale, ku ai rregullon me qetësi këmishën dhe kravatën ndërsa pret arrestimin, është një dëshmi e forcës së tij të brendshme. Ndërsa akti i Erdoganit konfirmon atë që shumëkush e di tashmë: ai e di që nuk mund të fitojë më një garë të ndershme. Ai mund të shtypë protestat me forcë, por nuk mund të rikthejë popullaritetin e tij të dikurshëm.

Mësimi i tretë nga Turqia është se politikat ekonomike “kreative” të liderëve autoritarë thjesht nuk funksionojnë, pavarësisht sa fort ai që drejton përplas grushtin në tryezë. Për vite me radhë, Erdogan besonte se mund ta kontrollonte inflacionin me politika krejt të kundërta nga ato që rekomandojnë ekonomistët. Realiteti e ka treguar të kundërtën.

Edhe pse inflacioni dhe rritja ekonomike kishin nisur të stabilizoheshin disi, vala e fundit e represionit pritet ta përkeqësojë situatën. Lira turke po bie në raport me dollarin, inflacioni, ndonëse në rënie, vazhdon të jetë në nivelin 40% (krahasuar me 2.3% në eurozonë) dhe ka gjasa të rritet përsëri për shkak të tensioneve politike. Gjithashtu, bursat pritet të përjetojnë një goditje të re.

Turqia ka përfituar shumë nga ndryshimi i ekuilibrave në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas rënies së papritur të regjimit të Bashar al-Assad në Siri. Ajo mbetet një aleate kyçe e vendeve perëndimore brenda NATO-s. Megjithatë, as rëndësia gjeopolitike dhe as fuqia ushtarake nuk mund të garantojnë stabilitetin që vetëm një demokraci funksionale dhe e shëndetshme mund të ofrojë.

Turqia sot është një pasqyrë për botën. Dhe ajo që po ndodh atje duhet të jetë një paralajmërim për SHBA-në dhe çdo vend tjetër që zgjedh një “njeri të fortë” në pushtet.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook