Lidhu me ne

Kryesore

Rama i sigurtë: Marrim më shumë se 77 mandate. Berisha ngre duart lart: Nuk jam profet, s’e di sa do marrim

Rama i sigurtë: Marrim më shumë se 77 mandate. Berisha ngre duart

Më 11 prill partitë politike do të zbresin zyrtarisht në fushën e betejës për zgjedhjet e përgjithshme. Ata do të kenë mundësi që për 30 ditë të bëjnë fushatë për të bindur qytetarët të hedhin votën për ta, për t’i besuar drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.

Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të çelë e para fushatën.

Në sheshin “Nënë Tereza” po punohet për ndërtimin e skenës së mitingut hapës.

Vetë Sali Berisha nuk premtoi surpriza të mëdha. Krahas fjalimeve të njerëzve jo-politikë, kryefjalë e takimit pritet të jetë Chris Lacivita, njeriu që PD thotë se do të drejtojë fushatën herë nga afër e herë nga zyra në Shtetet e Bashkuara.

Ardhja e Chris Lacivita si shpresa e demokratëve për një fushatë bindëse, u komentua edhe nga kryeministri Edi Rama.

“Ti vazhdon me broçkullat e tua derisa të zbresë sherifi në qytet” o të marrsha të keqen unë ty. Ja erdhën zgjedhjet dhe do e shohim kush do zbresë e kush do bjerë”, u shpreh kryesocialisti Rama.

Vetë Partia Socialiste fushatën e hap zyrtarisht më 12 prill në orën 12, simbolikë që lidhet me 12 yjet në flamurin e BE, destinacion që socialistët e kanë premtim kryesor. E premtja e datës 11, teksa PD përgatitet për mitingun hapës, PS do ta gjejë në terren në takime masive në 12 qarqet e vendit me gratë.

“Nesër nisim zyrtarisht se zyrtarisht 30 ditëshin e fundit të gjithë këtij rrugëtimi drejt mandatit të 4 dhe një mesazh i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat që janë pjesë e familjes sonë politike ose që e simpatizojnë familjen tonë, ose janë të interesuara që të dinë më shumë lidhu me marrëdhënien tonë me gratë dhe vajzat në këtë proces të përfundimit të rrugës për të hyrë në BE, në pjesën e mbetur të kësaj dekade, që të lidhen me ne nesër pasdite dhe besoj që do të jetë një nisje ndryshe e fushatës elektorale dhe ndërkohë pasnesër në mesditë në orën 12, nga të 12 qarqet tek të 12 yjet e Evropës në Sheshin ‘’Skënderbej’’, do të mblidhemi për një takim politiko-festiv”, tha Rama.

Në nisje të fushatës, dy kundërshtarët politikë kanë parashikimet e tyre mbi rezultatin.

“Mund të jenë edhe më shumë se 77 deputetë”, u shpreh Rama.

“Nuk jam profet, por ju e shihni entuziazmin’, u përgjigj Berisha.

Fushatën më 12 prill, një orë para socialistëve do e çelë edhe Lulzim Basha që në këto zgjedhje hyn nën logon e koalicionit euroatlantik.

Nën ethet e garës elektorale në kërkim të votës së qytetarëve, partitë politike po përqendrohen kryesisht në programet e tyre ekonomike.

E majta, me premtime të kalkuluara, siç u shpreh kryeministri, dhe e djathta me projektin e ‘dhembshurisë’, bashkohen në një pikë dhe ‘Kali i betejës’ mbetet premtimi për pensione të denja, minimali 200 euro e mesatari 400 euro brenda 4 viteve.

Praktikisht dyfishim i pensionit minimal që sot është 100 euro, dhe rritje e lehtë e pensionit mesatar me vite të plota pune që sot është 385 euro.

E majta i qëndron tatimit progresiv në çdo aspekt si në paga ashtu edhe në biznes, kurse e djathta premton tatim të thjeshtë 10% duke e konsideruar si zgjidhje për informalitetin dhe frymëmarrje për biznesin. Taksë të sheshtë premton edhe ‘Shqipëria Bëhet’ kurse ‘Lëvizja Bashkë’ ofron një kombinim të këtyre të dyjave por që anon nga ajo progresive, me fokus tatim të atyre që fitojnë më shumë.

Programet financiare të partive në aspektin fiskal vijnë pa një faturë mbi koston që do të kenë në buxhet nëse do të vihen në jetë. (Shqiptarja.com)

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook