Lidhu me ne

Mix

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan.

Papa i ri është 69 vjeç, është nga Çikago dhe e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut.

Papa Leo XIV pritet të vazhdojë reformat e Papa Françeskut në kishë, si dhe përqendrimin e tij tek të varfrit dhe të margjinalizuarit.

CNN bëri një listë me 10 gjëra që nuk i dinim për Papa Leo:

Ai është “më pak amerikan” nga kardinalët amerikanë.

Prevost lindi në Çikago. Por në Vatikan, ku ai përfundimisht jetoi dhe punoi, ai konsiderohej “më pak amerikan” i kardinalëve amerikanë.

Ai punoi për një dekadë në Trujillo të Perusë, dhe më vonë u emërua peshkop i Çiklajos, një qytet tjetër në Peru, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Ai flet rrjedhshëm spanjisht dhe italisht – të dyja këto i demonstroi gjatë fjalimit të tij të parë para publikut në Sheshin e Shën Pjetrit.

Papa Françesku e vlerësonte shumë atë.

I ndjeri Papa Françesku “e respektonte dhe e vlerësonte shumë atë”, sipas korrespondentit të CNN në Vatikan, Christopher Lamb. “Është e qartë se Papa Françesku pa diçka tek ai – ai e pa atë si një udhëheqës të aftë”, thotë ai.

Korrespondenti i CNN-së e takoi Papën e ri kur ai ishte kardinal dhe e përshkruan atë si “shumë të menduar dhe të matur”.

Ai është anëtar i urdhrit Augustinian

Papa Leo është anëtar i urdhrit fetar Agustinian, i cili është i përhapur në të gjithë botën. Ai e udhëhoqi urdhrin për më shumë se një dekadë.

Papa i ri, në deklaratat e tij të para, tha se është djali i Shën Agustinit dhe citoi frazën e famshme të shenjtorit: “Për ju unë jam peshkop, me ju, në fund të fundit, unë jam i krishterë “. Kjo frazë pasqyron idenë se të gjithë njerëzit në hierarkinë e kishës – nga udhëheqësit te anëtarët – ecin së bashku.

Ai ka përvojë të gjerë në lidership.

Papa Françesku emëroi Prevostin si kreun e Tribunalit të Ipeshkvijve, domethënë, si përgjegjës për vlerësimin e kandidatëve për peshkopë dhe emërimet e reja.

Ai shërbeu gjithashtu si president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

“Që në moshë shumë të re, ai u emërua në role udhëheqëse ”, tha analistja e CNN-së në Vatikan, Elise Allen. “Ai konsiderohet i qetë, i ekuilibruar dhe i qartë në bindjet e tij.” «Ai mendon se e di çfarë duhet bërë dhe është tepër i vendosur», komentoi ajo.

Ka një orientim misionar.

“Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jem”, tha Papa i ri në një intervistë me Vatican Neës menjëherë pas marrjes së detyrës.

Ai dikur tha në një intervistë se koha e tij në Peru ishte përvoja e jetës që e formoi më shumë.

«Edhe pse vjen nga Perëndimi, ai do të jetë shumë i vëmendshëm ndaj nevojave të një kishe globale », tha Allen.

Ai është gjithashtu një qytetar peruan.

Papa ka shtetësi të dyfishtë. Nga SHBA-të dhe Peruja. Papa i lindur në Amerikë mori shtetësinë peruane në gusht 2015, sipas Regjistrit Kombëtar të Imigracionit të Perusë.

Presidentja peruane Dina Boluarte e përshkroi zgjedhjen e tij si një “moment historik për Perunë dhe botën”.

Me emrin e tij papnor ai deklaron se do të jetë në anën e të varfërve.

Papa i fundit që mori emrin Leo, Papa Leo XIII, ishte një papë që mbante anën e të varfërve dhe mbronte punëtorët.

Leo XIII, i cili ishte Papë nga viti 1878 deri në vitin 1903, i kushtoi shumë rëndësi të drejtave të punëtorëve dhe doktrinës sociale katolike.

Kështu, zgjedhja e këtij emri është gjithashtu një deklaratë e fortë në lidhje me papatin e tij.

Ai konsiderohet centrist dhe sindikalist.

Papa i ri pajtohet me Françeskun në lidhje me drejtimin e kishës dhe procesin për promovimin e një kishe globale gjithëpërfshirëse.

Pritet që Leo të theksojë më shumë progresivistët në çështjet sociale si emigracioni dhe varfëria, por gjithashtu të rreshtohet me të moderuarit në çështjet morale të doktrinës katolike.

Për të siguruar shumicën prej dy të tretash në Kolegjin e Kardinalëve, do të duhej të kishte një mbështetje të gjerë, madje edhe midis anëtarëve më të moderuar ose konservatorë.

Ai studioi matematikë.

Papa mori një diplomë bachelor në matematikë nga Universiteti Villanova në Pensilvani dhe më pas mori diplomën e tij në teologji nga Unioni Teologjik Katolik i Çikagos.

Përfundimisht, ai shkoi në Romë për të studiuar të drejtën kanonike dhe më vonë në karrierën e tij dha mësim në seminarin e Trujillos në Peru.

Ai e do tenisin.

“E konsideroj veten një tenist amator”, tha ai në një intervistë menjëherë pasi u bë kardinal.

“Që kur jam larguar nga Peruja kam pasur pak mundësi për t’u stërvitur, kështu që mezi pres të kthehem në fushë”, tha ai.

Ai gjithashtu kishte zbuluar në një intervistë se në kohën e tij të lirë i pëlqen të lexojë, të ecë dhe të udhëtojë në “vende të reja dhe të ndryshme”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook