Lidhu me ne

Mix

Mbi kinemanë nga Robert Bresson

Disa e konsiderojnë si regjisorin më të madh, të parin dhe të vetmin.
Të tjerë duket se e kanë të vështirë ta kuptojnë.

Gazetari: A mendon se njerëzit të kuptojnë?

Bresson: Nuk e di nëse më kuptojnë, por a po flasim për filmin apo për mua? Nëse flasim për filmin, atëherë… le të fillojmë me filmin. Unë do të doja më shumë që njerëzit ta ndienin filmin përpara se ta kuptonin atë. Do të preferoja që të zgjonte ndjenja, më shumë se mendim.

Gazetari: Çfarë doje të ndjenin njerëzit me filmin Hajduti i xhepave?

Bresson: Më shumë sesa të tregoja një histori, doja të përcillja atmosferën që rrethon një hajdut — atë ndjesi të veçantë që të bën të ndihesh në ankth dhe në siklet.

Gazetari: A ke takuar ndonjëherë ndonjë hajdut?

Bresson: Mendoj se po, por zakonisht e kupton vetëm kur të kanë vjedhur.

Gazetari: Dhe nuk ndjeve asgjë në atë moment?

Bresson: Po, ndjeva. Më kujtohet një herë, në fshat. Isha në dhomë me dikë që më kishte ftuar dhe me një person të tretë. Ne të dy ndjenim që ky person ose do të na vidhte, ose tashmë na kishte vjedhur.

Gazetari: Çfarë ju bëri ta mendonit këtë?

Bresson: Ishte një ndjesi shumë misterioze, e papërkthyeshme në fjalë. Dhe kjo është ajo që doja të shprehja në film. Ajo ndjesi… dhe vetminë e tmerrshme të burgut të një hajduti.

Gazetari: Cila ishte pika e nisjes për këtë film?

Bresson: Nuk mund ta them me siguri. Por ajo vetmi — që nuk doja ta tregoja drejtpërdrejt — ka qenë me siguri një forcë shtytëse.

Gazetari: Filmi juaj nuk ngjan me shumicën e filmave të tjerë. A jeni i vetëdijshëm për këtë?

Bresson: Jo, aspak.

Gazetari: Por dihet që ju nuk jeni admirues i kinemasë së sotme. Nuk ju pëlqen ai lloj filmi i ndërtuar “bukur”. Si ju duket kinemaja sot?

Bresson: Ka disa filma që më pëlqejnë, edhe pse nuk janë realizuar sipas mënyrës sime. Ndoshta për këtë arsye shkoj më rrallë në kinema sesa dikur. Ka gjëra që më mërzisin, teknika që unë nuk do t’i përdorja kurrë. Për mua është e natyrshme të mendoj se të tjerët janë gabim, ndërsa unë jo.

Gazetari: Një karakteristikë thelbësore e filmave tuaj është refuzimi i asaj që quhet teatrale…

Bresson: Teatraliteti që përpiqem të shmang — sepse nuk është aq e lehtë — është shprehja me fytyrë, gjeste dhe efekte zanore.

Gazetari: Duket sikur jeni në kërkim të një lloj “anti-shprehjeje”. Jo vetëm që nuk doni aktrim, por edhe e shmangni realizmin. Ju “zbrazni” aktorët — ata duken edhe më pak ekspresivë se në jetën reale.

Bresson: Nuk e shoh kështu. Unë përpiqem t’i tërheq drejt automatizmit — i cili është një pjesë aq e madhe e jetës sonë të përditshme.

Gazetari: Po a mund të kuptoni pse njerëzit mendojnë se po i ktheni shpinën asaj që audienca kërkon të shohë?

Bresson: Nuk mendoj kështu. Nuk është diçka që më shqetëson. Nuk ndjej se po i kthej shpinën audiencës — dhe as se ata po ma kthejnë shpinën mua. Unë mbështetem tek përvoja ime. Pasi bëj një film, ulem në sallë me publikun dhe përpiqem të ndiej çfarë ndjejnë ata — dhe gjithashtu përjetoj ndjesitë e mia fillestare. Zakonisht, ata duken të prekur. Në fund, kuptoj se audienca ka ndjerë pikërisht atë që kam ndjerë dhe unë.

Gazetari: Pse mendoni se audienca e përjetoi më fort Një njeri që u arratis sesa Hajduti i xhepave?

Bresson: Mbase sepse historia e arratisjes është më… heroike?

Gazetarja: Dramatike?

Bresson: Jo dramatike, por sigurisht më heroike. Personazhi i të burgosurit të arratisur është më… moral?

Gazetarja: Më simpatik?

Bresson: Po. Më i aksesueshëm për shumë njerëz.

Gazetari: Të gjithë duan të arratisen. Askush nuk pranon se është hajdut.

Bresson: Historia e të burgosurit përfundon me liri. Historia e hajdutit — me burg.

Gazetari: A ndiheni në pararojë të botës së filmit?

Bresson: Nuk e di. Por besoj se filmat e së ardhmes do të largohen edhe më shumë nga teatri. Do të përdorin teknika tërësisht të ndryshme.

Gazetari: A mendoni se filmat që vlerësohen sot do të harrohen pas 20 vjetësh?

Bresson: Nuk e di. Nuk mund ta them.

Gazetari: A ndiheni vetëm?

Bresson: Ndjehem shumë vetëm. Dhe nuk është ndonjë ndjenjë nga e cila marr kënaqësi.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=DVODh2lkVdc 

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook