Mix
Renee Reffo përgjithnjë në Shqipëri?! Influencerja: E shikoj karrierën time këtu

Nga videot e veçanta dhe ato që kanë bërë bujë në rrjetet sociale, vajza e aktores së njohur Julia Ilirjani, Renee Reffo, po shfaqet gjithnjë e më shumë e angazhuar në botën e televizionit dhe medias.
Këtë të enjte, ajo ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan.
E lindur në Itali, e rritur në Amerikë dhe me një lidhje të ngushtë me vendin e saj të origjinës, Shqipërinë, jeta e Renee Reffos është shtrirë në tre shtete të ndryshme.
Por, mesa duket, influencerja e ka ndarë mendjen dhe shprehet e vendosur se do të jetojë për shumë gjatë në Shqipëri. Madje, shton se karrierën e saj e shikon pikërisht këtu.
Rudina Magjistari: Tani ti je zhvendosur në Shqipëri apo jo?
Renee Reffo: Po tani po. I kam planet afatgjata, jetës nuk i dihet, por e shoh karrierën time këtu.
Rudina Magjistari: Të pëlqen këtu?
Renee Reffo: Pafund, unë që kur kam ikur e kam pasur mendjen tek Shqipëria?
Rudina Magjistari: Ti kur ke ikur, sa vjeç ke qenë?
Renee Reffo: 12-13 vjeç.
Rudina Magjistari: Pas sa kohësh je kthyer në Shqipëri?
Renee Reffo: Pas katër vitesh.
Rudina Magjistari: Ke pasur mundësi që të vish herë pas here këtu për të bërë pushime. Ndërkohë Julia ka ardhur më shpesh?
Julia Ilirjani: Jo, unë kam ardhur më mbrapa se Renee, thjesht pastaj kam qenë nëpër studio më shumë, prandaj kam dhënë idenë sikur unë kam ardhur më shumë.
