Lidhu me ne

Kryesore

“Mein Kampf” nga Susanne Spröer

_80233285_frontispiece
Susanne Spröer

30 prill 1945, pak ditë para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në bunkerin e kancelarit të rajhut në Berlin Adolf Hitler vret veten me një plumb në kokë. Njeriu, nën diktaturën e të cilit Gjermania dhe bota u zhytën në një luftë mizore dhe që vrau gjashtë milionë hebrej. Se çfarë kishte planifikuar ky njeri, kjo mund të ishte mësuar rreth 20 vjet më parë. Gjatë qendrimit në një burg në vitin 1924 Hitleri kishte nisur të shkruante një libër: “Mein Kampf”. Një vepër cytëse plot urrejtje ndaj hebrejve, me të cilën u shpall njëkohësisht lufta brutale pushtuese kryesisht në Europën Lindore.

Ky libër tashmë del në shitje të lirë në tregun gjerman pasi 70 vjet pas vdekjes ka skaduar afati i së drejtave të autorësisë. Deri më sot landi shtet i Bavarisë si trashëgimtar i veprës e kishte penguar ribotimin. Vendimi argumentohej, se synohet të ndalohet përhapja e mendësisië nacionalsocialiste dhe gjithashtu duhet pasur kujdes për viktimat e diktaturës nacionalsocialiste.

Një Gjermani tjetër

A duhet të kemi ne frikë nga ky libër dhe fjalët e tij përçmuese ndaj njeriut? Fjalët mund të jenë të forta dhe të rrezikshme. A është e papërgjegjshme, që tani këtë libër të vrasësit në masë Adolf Hitler ta lejosh të shitet lirisht nëpër librari?

Unë mendoj: jo. Absolutisht jo. Sepse Gjermania ka ndryshuar. Gjermania e shekullit të 21-të nuk është më ajo e Republikës së Vajmarit, në të cilën demagogët e djathtë me ndihmën e një propagande të rafinuar mundën t’i manipulojnë masat. Asokohe shumica e gjermanëve ende karakterizohej prej strukturave autoritare të perandorisë, që ishin skeptike madje edhe refuzuese kundrejt demokracisë së re.

Por sot njerëzit sërish brohorasin parrulla të djathta, mund të thonë disa kritikë. Po, kjo është e vërtetë, këtë e tregojnë demonstratat e lëvizjes Pegida apo postimet plot urrjetje në rrjetet sociale. Por sot këto nuk përfaqësojnë shumicën. Shumica e gjermanëve qendron solide në themelet e demokracisë. Gjermania është – e këtë e shohim në radhë të parë në planin krahasimor ndërkombëtar – një demokraci e qendrueshme. Për këtë ne duhet të vazhdojmë të luftojmë gjithmonë, edhe kjo është e qartë. Por demagogjia e “Mein Kampf” 70 vjet pas luftës nuk ka përse të ngjallë më frikë.

Demaskim përmes komenteve

Demaskimi si demagogji është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndaj është mirë që “Mein Kampf” tani botohet direkt në një edicion shkencor, për të cilin ka punuar me vite një ekip historianësh të Institutit gjerman për Historinë bashëkohore (IfZ). Komentet e rendisin përmbajtjen e origjinalit në sfondin historik, plotësosjnë informacionet lidhur me personat dhe kontekstet dhe “ia presin fjalën demagogut Hitler”, siç ka formuluar drejtori i IfZ, Andreas Wirsching. Gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat nxistëse paraqiten hapur si të tilla.

Kjo ia heq librit aurorën e rrezikshmërisë, që deri më sot justifikonte ndalimin dhe tabuizimin e tij. Keqinterpretimi mitik nga radikalët e djathtë ka një fund, nëse “Mein Kampf” nxirret nga errësira e fshehjes në dritën publike. Kushdo tani mund të krijojë vet një mendim prej vetëekspozimit autobiografik të Hitlerit dhe tezave të tij përçmuese ndaj njeriut, që shpesh janë formuluar në një gjuhë të vështirë për t’u kapërdirë e madje çuditërisht bombastike. Kushdo mund të konfrontojë vetveten dhe demagogjinë e djathtë me argumenta logjikë dhe të japë gjykimin e vet. Që grupet e djathta mund ta keqpërdorin edicionin e komentuar, është gati e pamundur.

Botimi i ri -ai antitoksik

Kjo për faktin se “Mein Kampf” natyrisht që prej kohësh mund të gjendet kudo – mjaftojnë vetëm disa klikime në internet. Pikërisht për këtë arsye është edhe më e rëndësishme, që edicioni i komentuar tani të dalë si “antitoksik” ndaj botimeve që qarkullojnë në rrjet. Se sa është arritur kjo, do ta tregojë analiza e kujdesshme e edicionit. Mbetet interesante të mësohet edhe se kush do ta blejë e do ta lexojë atë. A do të jetë një publik i gjerë (me gjasë jo) apo më shumë do të jetë një publik i interesuar për historinë? Eshtë mirë edhe që me këtë mund të punojnë shkollat. Si administrata e arsimit në Berlin ashtu edhe Ministria e Kulturës në Bavari kanë sinjalizuar, se janë të hapura për përdorimin e botimit kritik nëpër shkolla, për aq kohë sa qëllimi është demaskimi i ideologjisë nacionalsociliaste dhe luftimi i ekstremizmit të djathtë. Kështu edhe në shkolla do të jetë i përdorshëm një burim i rëndësishëm për historinë e nacionalsocializmit.

Retorika, që ka përdorur Hitleri, sot nuk funksionon më. Por edhe më tej ne duhet të trajtojmë çështjen, se si mundi të arrihet në krimet e tmerrshme të gjermanëve gjatë nacionalsocializmit dhe si mund të ndalohet diçka në të ardhmen. Leksioni nga “Mein Kampf” mund të kontribuojë, për të gjetur përgjigjet për këtë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur...

Mix15 orë më herët

8 gjëra që njerëzit i bëjnë ndryshe në Finlandë (shteti më i lumtur në botë)

Kur bëhet fjalë për lumturinë, dihet mirë se në vendet nordike shpesh njerëzit arrijnë rezultate të larta në sondazhet për...

Mix15 orë më herët

Samsung Galaxy S25: funksione të reja AI për modifikimin e videove

Prezantimi i smartfonëve të rinj Samsung Galaxy S25 është shumë afër, me eventin Unpacked të planifikuar për 22 janar. Deri...

Radar15 orë më herët

U akuzua se përshëndeti me verpime naziste, Elon Musk u përgjigjet kritikave

Elon Musk Polemika të mëdha janë shkaktuar që nga mbrëmja e së hënës në inaugurimin e Donald Trump, pas një...

Mix15 orë më herët

Vendet e banuara më të ftohta në botë

Njerëzit kanë arritur të përshtaten edhe në kushte ekstreme, ku mbijetesa duket e pamundur. Ka vendbanime në botë ku dimrat...

Mix16 orë më herët

Si ndryshon truri i grave gjatë menopauzës

Për vite të tëra, gratë që perjetonin shqetësime të ndryshme si, pagjumësi dhe luhatje humori gjatë moshës së mesme, shpesh...

Mix16 orë më herët

7 ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Ruajtja e niveleve të shëndetshme të kolesterolit është çelësi për një zemër të fortë. Nëse kolesteroli juaj është pak më...

Kryesore16 orë më herët

Arian Çani: Edi Rama është një rast për t’u studiuar. Ata që mendojnë se do lodhet dhe largohet, ja fusin kot

I ftuar në emisionin Dekalog në DritareTV nga Roland Qafoku, gazetari Arian Çani ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe disa nga...

Kryesore2 ditë më herët

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, kreu i SPAK: Nuk u gjet asnjë provë

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët ku foli për disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë. Sa...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Facebook