Lidhu me ne

Kryesore

Dua të jetoj në një Shqipëri normale (viti 1996)

beachstore

Nga Fatos LUBONJA

E kam shprehur shpesh këtë dëshirë, në prag të këtyre zgjedhjeve, më të shumtën e herëve krejt instiktivisht dhe pastaj, duke dashur ta racionalizoj, jam ndeshur në vështirësinë që më paraqet termi “normale”. Shpesh ai ka kuptimin e përshtatjes me një mjedis, por jo rrallë ku mjedis më del se mund të jetë i çmendur. Shpesh ajo ka kuptimin e asaj që i pëlqen shumicës, ndërkohë që jo rrallë dhe shumica mund ta ketë gabim. Para disa ditësh, p.sh., mësova se një regjisor teatri kishte goditur me grusht kolegun, pasi ky qënkesh shprehur negativisht për shfaqjen e tij. Ndërkaq, më thanë se në shfaqjen e agresorit, që kolegu i goditur e paska quajtur “pa vlerë”, mblidhen, dëfrehen e gajasen me qindra shqiptarë, ndërkohë që në shfaqjet e kolegut, ndonëse të suksesshme dhe në Europë, mezi hyjnë ca pak njerëz.

Ja se si del vështirësia për të gjetur se cila është normalja dhe cila anormalja. Por, mëgjithatë, ta hajë dreqi, diçka duhet të meritojë të quhet normale nga të gjithë, (të paktën në një qytetërim të caktuar, sepse dihet që në lashtësi quhej “normale” shfaqja e përleshjes së skllevërve me bishat për të dëfryer patricët). Më duket se në këtë qytetërimin tonë të kapërcyellit të shekullit të XX, duhet të quhet normale nga të gjithë, që artisti të mos e mbrojë dinjitetin e veprës së tij me grushta, por me fjalë, mundësisht të të tjerëve. Aq më tepër më përforcohet kjo ndjenjë/kërkesë normaliteti kur mendoj se Presidenti ynë (Berisha sh.r) trumbeton me të madhe, gjithandej nëpër Europë, se Shqipëria nuk është Lindje, se ekzistenca e saj për pesë shekuj në perandorinë e dhunës dhe paranojës s’ka qenë veçse një incident krejt i papërfillshëm në historinë e saj të gjatë perëndimore…

I besoj, s’i besoj mufkat e Presidentit, më duket se dhe ato më japin të drejtë të shpreh si krejt “normale” disa dëshira qytetare të cilat, meqë qeveria Berisha/Meksi jo vetëm nuk i ka realizuar, por u ka shkuar keqazi ndesh, do të doja t’i realizonte një qeveri tjetër.

Ja se si do t’i formuloja disa prej tyre:

-Dua të jetoj në një shoqëri ku policia të mos rrahë deputetë.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku, gjykatësit të jenë më të pavarur se policët.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku politikanët të kenë dhe veshë, jo vetëm gojë.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku artistët të jenë më të nderuar se burokratët.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku sallat e kinemave dhe pallatet e kulturës të mos kthehen në salla bixhozi dhe vende prostitucioni.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku banditët, vjedhësit dhe shpifësit të mos kenë në duar median shqiptare.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku administrata shtetërore të mos jetojë me rryshfetet e hallexhinjve.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku rrugaçëve të mos u hapen zyrat e gazetave, por vendet e riedukimit.

– Dua të jetoj në një shoqëri ku fëmijëve shqiptarë t’u rikthehen parqet, bari dhe pemët e grabitura.

Dikush thotë se këto kërkesa, dhe të tjera të ngjashme, nuk janë normale në një vend si Shqipëria; dhe se është naivitet të shpresosh se ato mund t’i realizojë ndonjë parti politike. Shih nivelin e artistëve për të parë nivelin e politikanëve. Po në atë orë dhe po në atë kafene ku mësova për ngjarjen e teatrit, dikush erdhi e tregoi se një shef rajoni në Tiranë, së bashku më skotën e trimave të tij, sapo kish rrahur e zhgamitur në qytetin e studentëve një deputet të opozitës. Të parevoltuarit dhe të gjunjëzuarit e përjetshëm, ngritën për një çast veshët dhe pastaj, duke surbur kafenë, thanë me atë qetësinë e sigurisë që u jep skllavëria: Ç’prisni ju nga një polic, në një shoqëri që dhunën e përdorin artistët.

Megjithatë shpresat e vrara duhet të rilindin. Kur bie shi, Tirana jonë bëhet gjithë baltë. Kur del dielli ajo bëhet e gjitha pluhur. Të vetmet ditë freskie dhe kënaqësie janë ato kur shiu resht dhe thatësira ende nuk i ka përzhitur rrugët, ashtu dhe aq sa të na pushtojë pluhuri.

Marrë me shkurtime nga përmbledhja “Liri e Kërcënuar”, shkrim i botuar në Koha Jonë, maj 1996     

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Huawei prezanton Mate X3 të ri të palosshëm. Çmimi dhe detajet

Huawei prezantoi Huawei Mate X3 të ri të palosshëm në Kinë. Është smartfoni më i hollë dhe më i lehtë...

Mix2 orë më herët

“Gallataxhiu i grupit”/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20 viteve më parë me Luiz Ejllin

Vesa Luma dhe Luiz Ejlli Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në...

Mix3 orë më herët

Këto janë 10 palë këpucët ikonike të këngëtares Lady Gaga!

Lady Gaga është dhe do të jetë përgjithmonë një nga yjet më ikonike në historinë e muzikës. Ajo ka qenë...

Mix3 orë më herët

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar...

Mix4 orë më herët

Si të dalloni produktet e skaduara të make-up

Produktet e kozmetikës nuk mund të zgjasin pafundësisht. Ato kanë një datë skadence që do të ishte mirë ta respektonim....

Kryesore4 orë më herët

“Rama mori hua 5 miliardë euro”, Berisha: Çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro

Kreu i PD, Sali Berisha vazhdon të akuzojë kryeministrin Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtet. Nga Klosi...

Mix10 orë më herët

Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë Besimtarët myslimanë nisën muajin...

Kryesore10 orë më herët

Ish-ministri socialist Arben Malaj: Rama si Enver Hoxha, është koha që PS të reagojë

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, Arben Malaj, në një intervistë në “News 24” foli për...

Radar11 orë më herët

Lufta në Ukrainë, “Perëndimi po e çon njerëzimin drejt Armagedonit”

“Vendet perëndimore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta çojnë njerëzimin buzë një Armagedoni bërthamor”. Ky ishte kërcënimi...

Mix11 orë më herët

Sekreti për trupin perfekt si të Jennifer Lopez

Jennifer Lopez stërvitet çdo ditë jo vetëm për t’u dukur mahnitëse në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë...

Facebook