Lidhu me ne

Kritike

Pëllumb Kulla për Rudina Xhungën, një grua e vdekur si gazetare

Art_Kulture-Pellumb_Kulla_FieriCOM_930824756

“…Ishte një kohë kur vërtet mendoja se kjo gazetare shfaqte shenja talenti në fushën e saj, por po bindem se kjo zonjë nuk duhet krahasuar më me gazetarë.
Fare e pranueshme që të ketë njerëz që të ruajnë mirënjohje për Enver Hoxhën, pavarësisht seç mendojnë shumica dërmuese e shqiptarëve nëpër qytete dhe fshatra, e shqiptarëve që nuk kanë në zotërim gazeta dhe televizione, shqiptarëve që nuk kanë marrë pjesë në ndarjen e pasurive që shpronësoi dhe shtetëzoi shoku Enver, e shqiptarëve shkularakë pa prejardhje Blloku, që jetojnë nëpër të katër anët e globit…

Por që t’i bëhet apel një populli, të prononcohet dhe të anunçohet një bisedë me kufomën e gjallë të së shoqes, me një infermiere, me një truprojë, apo me një kuzhiniere të tij, kjo është kulmi i dhunës shpirtërore mbi një popull të vuajtur.
Është e vërtetë që në atë vend Enveri është sot tema e ditës. Është tema e ditës e partive, e parlamentit, e muzeve të rinj dhe kremtimeve jubilare, ku ngjarjet historike bëhen gjithnjë e më lavdimëdha.

Është e vërtetë që politikanët shqiptarë në këta 25 vjet bënë ç’është e mundur që Enver Hoxha me gojë të shahet dhe me vepra të qahet dhe nuk ka sepse të na dhimbset një gazetare ashtu tek po tenton për herë të tretë të zhbëjë veten nën këpucët e një gruaje si Nexhmia, e cila në pleqërinë e saj ndërton përgjigjet dhe gjen një shërbesetare si Rudina, që merr përsipër t’i hartojë pyetjet që u shkojnë atyre përgjigjeve.

Ky shënimi im as e shton dot, dhe as e pakëson audiencën e Vizion Plusit të hënën që vjen… . Por ia vlen për të theksuar edhe një herë se të hënën që vjen, shqiptarët do të ndjekin një version të ri të formave të edukimit  në demokraci,  tek do të shohin t’u rilexohet Historia e PPSh nga dy gra të vdekura, nga të cilat njëra ka vdekur si njeri dhe tjetra si gazetare.  ”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha thirrje punonjësve të administratës: Mos u bëni pjesë e krimit për qëllime elektorale

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim nga selia blu u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e...

Mix1 orë më herët

Kafeina mund të zvogëlojë yndyrën e trupit dhe rrezikun e diabetit të tipit 2

Të kesh nivele të larta të kafeinës në gjakun tuaj mund të ulë sasinë e yndyrës në trup dhe të...

Mix1 orë më herët

Si të jeni më të rinj? Doktori zbulon USHQIMET që e bëjnë të mundur

Një doktor i cili pretendon se trupi i tij është 20 vite më i ri sesa mosha e tij aktuale,...

Mix1 orë më herët

‘Filmi më i mirë’: Një listë me filmat që janë vlerësuar në Oscars vitet e fundit

Nëse keni dëshirë të (ri)shihni disa nga filmat më të vlerësuar të viteve të fundit, kemi përmbledhur në vijim një...

Mix1 orë më herët

Taylor Swift zhytet në pishinë ne mes të skenës

Të gjithë po flasin për premierën e turneut ‘The Eras’ të Taylor Swift Këngëtarja e njohur i dhuroi të pranishmëve...

Mix1 orë më herët

Sazan Guri përlotet në studio për qenin e tij: Pres ngushëllime për 40 ditë

Sazan Guri është i njohur si ambientalist, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve. Së fundi ai ka folur për ndarjen...

Mix2 orë më herët

Selena Gomez arrin një rekord të ri në Instagram

INSTAGRAM Disa ditë pasi rrëzoi nga froni Kylie Jenner, Selena Gomez vendosi një tjetër rekord, si gruaja e parë që arrin 401...

Mix2 orë më herët

Kafja pasdite – A e dëmton shëndetin?

Kafja është pija e mëngjesit dhe për këtë mund të bien dakord shumë njerëz në të gjithë botën. Megjithatë për...

Mix2 orë më herët

Fjoralba Ponari rezerva për banorët e BBVA: Agresivitet, gënjeshtra të panevojshme, gjuhë e ashpër, bullizëm

Luizi e cilësoi Fjoralba Ponarin si moderatorja më seksi para disa javësh. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar te mendimi i...

Radar2 orë më herët

Manjani: Çeshtja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës

Ish-ministri Ylli Manjani Ish-ministri Ylli Manjani ka deklaruar se çështja e inceneratorëve po katandiset si gjyqi i Nexhmije Hoxhës për...

Facebook