Lidhu me ne

Temporal

Wikileaks-i i Fatos Nanos

fatos_nano

Wikileaks ka zbardhur një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës amerikane në Tiranë u bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997. Nano është liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo është zgjedhur kryeministër.

Ambasada tregon detaje të jetës së tij nga krijimi i një grupi rok, deri tek burgu për korrupsion.

“Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka”,- është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës.

Më poshtë pjesë nga kabllogrami, publikuar nga DITA:

Datë: 8 gusht 1997

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino

Klasifikuar: Material konfidencial

“Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë. Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan. Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës. Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani. Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.

Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre. Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore. Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane. Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë.

Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion. Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet. Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.

Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale. Ai ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.

Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991. kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se para. Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.

Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta. Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut. Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.

Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij. Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta ata tani dukeshin se ishin bërë të mirë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit ku ishin të pranishëm edhe të huaj.

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka.

Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte B.Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë. Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme.

Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të…”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Letersi11 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi11 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix11 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix11 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske12 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar24 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix24 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix24 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook