Lidhu me ne

Aktualitet

A duhet të realizonte Arditi një intervistë me një vrasës? Publiku i ndarë në dysh

marjan-rroku

Rrëfimi i vrasësisit Marjan Rroku i dënuar përjetë me burg, duket se ka ngjallur debate të shumta në publik. Ish-agjenti i SHIK i cili pranoi për herë të parë për Ardit Gjebrean masakrën e kryer 15 vite më parë kur ekzekutoi nënë e bijë dhe u zhduk, u duk si pendesë e killer-it për të çuar në vend nderin e tij. Marjan Rroku nuk pranoi se kishte pasur lidhje ndonjëherë me vajzën 16-vjeçare, por motra e të ndjerës Alda Canaj tha një ditë më pas, se Rroku përndiqte vazhdimisht familjen e saj.

Pavarësisht të gjithave, opinioni për këtë histori është ndarë në dysh dhe një nga çështjet që po gjykohet së fundi është sjellja e drejtuesit të “E diela Shqiptare”, përballë rastit në fjalë. A duhet të realizonte Arditi një intervistë me një vrasës? Çfarë fshihet në të vërtetë pas këtij rrëfimi dhe pse u përdor televizioni; për të rritur ndjeshmërinë në publik? Për gazetaren e njohur të kulturës në “Shekulli”, Valeria Dedaj, ky episod është i dënueshëm.

“Porosia e kujtdo të kishte qenë intervista e Gjebresë me Marjan Rrokun, një baba i një vajze dhe bashkëshort nuk mund të kishte pranuar të bëhej pjesë e kësaj loje teatrale të padrejtë dhe meskine. Më dukeshin therëse më tepër fjalët e Ardit Gjebresë, “Tani që jam brenda mendoj se Marjani është penduar dhe duhet të dalë”… Por çdo njeri e pyet veten “Po sikur të ishte motra dhe nëna ime?”, a do të mendonte kështu Gjebrea qoftë edhe në skutat më të errëta të kësaj bote…Marjan Rroku ka manipuluar drejtësinë me vite të tëra, duke jetuar i lirë dhe pa e menduar kurrësesi të dorëzohej…U rrëfye, dhe zgjodhi pikërisht Arditin,e thënë sikur të ishte një privilegj për këtë të fundit! U rrëfye, kur të mos rrëfehej nuk kishte më asnjë vlerë, por që edhe pse një vrasës, ai ende ka mundësi të zgjedhë një media ku, të manipulojë, dhe të fajësojë viktimat për vdekjen e tyre! Kjo është e tepërt! Asnjë falje nga goja e Rrokut! Mirëpo Arditi insistoi se me këtë intervistë ky i fundit vinte në njëfarë mënyre nderin në vend…A mund të ketë nder një vrasës i tillë, po aq më tepër a mund ta rifitojë atë duke përdhosur kujtimin e viktimave të tij?! Takoje zoti Ardit djalin e këtij vrasësi, edhe ai është një viktimë, mirëpo të lutem tako edhe familjen e Alda Canajt, atë që Marjan Rroku la prej saj…Ngushellime dhe njëherë për këta të fundit!” – shkruan gazetarja në komentin e saj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar17 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook