Lidhu me ne

Kryesore

Fjalimi i Kryetarit Rama në Asamblenë e PS-së. E përmbledhur

rama-asamblja-701x351

Sot, Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, e cila do të diskutojë dhe miratojë, ndër të tjera, ndryshimet e statutit të partisë.

Fjalimin kryesor në Asamble e ka mbajtur Kryetari i PS-së Edi Rama.

Më poshtë janë disa nga deklarimet më të rëndësishme që ai bëri gjatë fjalës së tij.

Shkeljet e Statutit të Partisë Socialiste

  • “Që statuti nuk është respektuar, kjo nuk ka vend për diskutim. Përse nuk është respektuar, këtë se themi dot.”
  • “Nuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë, pasi kur morëm çelësat e qeverisë e gjetëm vendin në kushtet e emergjencës, nuk e gjetëm fushë me lule.”
  • “Mandati im si kryetar i Partisë Socialiste është marrë me parimin “një anëtar, një votë”, ndaj s’mund të rinovohet apo ndalohet me votën e asamblesë. Le ta vendosin socialistët e gjithë Shqipërisë fatin e mandatit tim me referendum. Të pyeten ata a duhet të ndërpritet mandati im apo jo.”

Futjen e njerëzve më lidhje kriminale në Kuvend

  • “Armiqtë duan të na baltosin se kemi sjellë kriminelë në Parlament, por e vërteta është që kemi sjellë më shumë gra.”
  • “Problemi i madh nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi. Nuk janë 19 deputetët imagjinarë që krijoi PD por denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hapet një rrugë të re. Nuk kundërshtohet ideja, por baltoset njeriu.”

Për dhunën verbale ndaj deputetit Blushi në Elbasan

  • “Fishkëllima të pasjellshme.”
  • “Më mirë të mos ndodhte, por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja po bën për vendin.”
  • “Edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht nuk i fshehim gabimet tona pas fishkëlluesve. Kjo quhet përgjegjshmëri ndaj interesave.”

Për arritjet e qeverisë

  • “PS është e vetmja forcë udhëheqëse e këtij vendi. Reformat e ndërmarra prej nesh po i hapin Shqipërisë një rrugë të re. Por, disa parti dhe grupe interesi ilegjitime po mundohen të pengojnë më çdo mënyrë këtë rrugë të re.”
  • “Në këto dy vjet e gjysëm, kemi shtruar 207 kilometër rrugë, ky është fakt, jo 0, ky është opinion.”
  • “PD, në tetë vjet, dha 895 milionë lekë për pagesat e papunësisë. Ne, në dy vjet e gjysëm, dhamë 905 milionë lekë.”
  • “PD, në tetë vjet, dha 150 milionë dollarë për ndihmën ekonomike për të varfërit. Ne, në dy vjet e gjysëm. dhamë 210 milionë dollarë.”
  • “Pagat mesatare dhe të ulta janë rritur me 7,5 për qind.”
  • “Zeruam taksën për biznesin e vogël.”
  • “170 mijë më shumë të punësuar se në fund të 2013.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet5 minuta më herët

Standardi “Berisha”: Ai i atyre është hajdut, kjo e jona nuk ka bërë dëm

Ceno Klosi dhe Silva Hasaj kanë një gjë të përbashkët. Të dy kanë dalë nga rinumërimi i Qarkut Fier, me...

Mix21 minuta më herët

5 mësime lidershipi nga Anna Wintour pas 37 vitesh në krye të Vogue

Është fundi i një epoke. Anna Wintour largohet nga posti i saj si kryeredaktore e Vogue Amerikane, pas një karriere...

Mix28 minuta më herët

Orlando Bloom dhe Sydney Sweeney në një romancë dashurie?

Pas dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, vëmendja mediatike është zhvendosur tek një dyshe e papritur: Orlando...

Mix30 minuta më herët

Fjalimi emocional i José Saramagos kushtuar gjyshërve: Ata më mësuan si të jetoj…

Më 10 dhjetor 1998, shkrimtari portugez José Saramago mori Çmimin Nobel për letërsi. Aty mbajti një fjalim të mrekullueshëm para...

Mix48 minuta më herët

Sa gjumë na duhet vërtet? Ja çfarë thonë ekspertët

Gjumi është ende një mister, pavarësisht se sa kritik është për shëndetin tonë.Shumica prej nesh kalojnë afërsisht një të tretën...

Mix54 minuta më herët

Ushqimet për një lëkurë të shëndetshme: Lista e frutave, perimeve dhe arrave që nxisin shkëlqimin natyral të lëkurës

“Ushqimet për një lëkurë të shëndetshme” nuk është thjesht një frazë boshe, por një shtyllë themelore e mirëqenies sonë të...

Mix1 orë më herët

Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale nuk...

Kryesore1 orë më herët

Më mori burrin dhe partinë, tani do dhe fustanin tim! Kryemadhi sulmon Blushin!

Monika Kryemadhi, ish-kryetare e Partisë së Lirisë, akuzoi Tedi Blushin për përçarje brenda partisë dhe ndikim negativ ndaj Ilir Metës...

Sport2 orë më herët

Vdes futbollisti i Liverpool Diogo Jota

Futbolli është në zi pas ngjarjes tragjike të ndodhur këtë mëngjes. Lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota, vdes në një aksident...

Radar1 ditë më herët

“Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët. Flasin për ndershmëri me dashnoren në krah…”

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi thotë se nuk ka më të pamoralshëm...

Facebook