Lidhu me ne

Temporal

Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare

enveri_1

Në biografinë e tij shkrimtari austriak Stefan Zweig shkruan: “Në vend se emocionalisht të dorëzohet para aspiratave vanitoze të princave të shteteve xhuxhe, të fanatikëve sektarë, të egoistëve nacionalë, është detyrë e evropianit që përherë të theksojë atë që lidh dhe bashkon popujt, rëndësinë e evropianes ndaj nacionales, njerëzoren mbi patriotiken”.

Kur Zweig i kishte shkruar këto fjali, Bashkimi Evropian nuk dukej askund në horizont. Por Zweig ishte idealist i madh, një evropian i vërtetë. Më 18 shkurt 1934, nazistët bastisën shtëpinë e tij në Salzburg. I zhgënjyer dhe i frikësuar, ai braktisi vendlindjen e tij austriake dhe përfundoi në Brazil, ku bëri vetëvrasje.

Sot shumë proevropianë në Turqi mund të ndihen si protagonistët e biografisë së Stefan Zweigut. Natyrisht, Turqia është larg për të qenë shtet nazist apo diktaturë, por rruga në të cilën është nisur prej vitesh Rexhep Taip Erdoani si kryeministër dhe tani si president po e çon këtë vend drejt humnerës autokratike. Dhe kjo nuk është pak.

Në letër gjithçka duket në rregull.

Turqia është shtet demokratik.

Në Turqi mbahen zgjedhje parlamentare.

Në Turqi ka shtyp të lirë.

Në Turqi kritikët e Qeverisë nuk duhet të kenë frikë nga represioni shtetëror.

Në Turqi përfaqësues të shoqërisë civile mund të demonstrojnë kundër Qeverisë.

Por kjo është vetëm fasadë. Pas fasadës, Erdoan është duke ndërtuar një shtet autoritar, pa liri të shtypit dhe pa opozitë të mirëfilltë. Një shtet ku Erdoan sillet si sulltan i gjithëpushtetshëm dhe kontrollon çdo gjë. Një sulltan që merr guximin të përzihet edhe në planet familjare të bashkëshortëve turq. Një sulltan që është në luftë permanente kundër çdo kritiku. Një sulltan që pas çdo ndërtese të Stambollit sheh një kundërshtar dhe pas çdo ferre të Anadollit një terrorist kurd.

Në betejën e tij për të kontrolluar çdo gjë, Erdoan ka luftuar dhe lufton kundër “Twitterit”, “Facebookut”, prokurorëve, gjyqtarëve, gazetarëve, shkrimtarëve, rivalëve politikë, kurdëve.

Gjatë fundjavës, regjimi i Erdoanit konfiskoi grupin medial “Feza”, i cili boton gazetën “Zaman”, e cila ka qenë kritike ndaj Qeverisë. Korporata “Feza” i takon perandorisë së bizneseve të Fetullah Gülenit, një kritiku të ashpër të Erdoanit, i cili jeton në Amerikë. Brenda natës “Zaman” u shndërrua në gazetë që boton tekste stërlavdëruese për Qeverinë. Në një fotografi shihet Erdoan i buzëqeshur duke hapur urën e tretë mbi Bosfor.

Në vjeshtën e kaluar drejtësia e dëgjueshme e Erdoanit konfiskoi korporatën mediale “Koza Ipek”, e cila është po ashtu e afërt me Fetullah Gülenin dhe është pronare e gazetave “Bugün” dhe “Millet” dhe e dy kanaleve televizive “Bugün TV” dhe “Kanaltürk”. Javën që shkoi u dha lajmi se ndërkohë të gjitha këto media janë mbyllur. Të dielën u bë e ditur se përveç luftës së ashpër kundër mediave kritike, Qeveria turke, e cila është dukshëm e ndikuar nga Erdoani, ka paralajmëruar heqjen e imunitetit të pesë deputetëve të Partisë Demokratike të Popujve (HDP), e cila përfaqëson kryesisht interesat e kurdëve, por edhe të turqve proevropianë.

Të gjitha këto masa kanë për qëllim demontimin e demokracisë në Turqi. Demontimi i demokracisë në Turqi mund të lërë pasoja edhe në vendet e Ballkanit, ku Turqia prej vitesh po përpiqet të fitojë ndikim – herë duke e lartësuar të kaluarën e përbashkët osmane, herë duke shfrytëzuar potencialin e saj ekonomik. “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, kishte bërtitur Erdoani në Prizren në fund të vitit 2013 para mijëra qytetarëve. Më herët ai e kishte përshkruar Bosnjë-Hercegovinën si krahinën e 81-të turke. Kjo retorikë neoosmane mund të prodhojë vetëm destabilitet në Ballkan. Të gjitha shtetet e rajonit janë të gatshme për bashkëpunim të gjithanshëm me Turqinë, por nëse vazhdon ky trend i demontimit të demokracisë dhe shtetit ligjor nga ana e Erdoanit, atëherë Turqia kurrsesi nuk mund të shërbejë si model për vendet e Ballkanit.

Ekziston rreziku që në Ballkan të thellohet hendeku mes liderëve autokratë, të cilëve u xixëllojnë sytë nga gëzimi kur shohin se si Erdoan po i shkatërron të gjithë kritikët, dhe shtresave të gjera shoqërore të cilat ende aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke plotësuar të gjitha standardet e shtetit funksional demokratik.

Sa i madh është ndikimi turk do të shihet së shpejti në zgjedhjet parlamentare që parashihet të mbahen në fillim të qershorit në Maqedoni. Partia e Erdoanit AKP dhe grupe të afërta me të janë duke përkrahur atje një parti të re politike shqiptare, e cila shquhet për retorikë antikorrupsion. Kjo retorikë godet kryesisht BDI-në e Ali Ahmetit. Ka edhe mediume shqiptare në Shkup që me gjasë jo vetëm moralisht përkrahen nga qarqet e afërta me Erdoanin. Nëse testi dhe eksperimenti me shqiptarët e Maqedonisë rezultojnë të suksesshëm, Erdoan nuk do të ngurrojë të shtrijë ndikimin edhe në fushën mediale në shtetet e tjera të Ballkanit. Firmat e afërta me të kanë blerë, ta zëmë, distribucionin e KEK-ut në Kosovë, dhe kanë marrë me koncesion aeroportin.

Përse të mos investojnë edhe në media? Natyrisht, në media që me megafon do të propagandojnë depërtimin e fesë në politikë, vënien në dyshim të modelit perëndimor të demokracisë, ndëshkimin e kritikëve, burgosjen e kundërshtarëve politikë, tolerimin e korrupsionit. Një “dashamirësi” e tillë turke do të jetë helm për demokracitë e brishta në Ballkan.

Shkruar për Koha ditore

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar46 minuta më herët

Rama ekspozitë në Athinë: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave

Edi Rama ishte sot në Athinë, ku çeli ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin grek. Rama foli në pallatin...

Radar48 minuta më herët

Trump vs DeSantis – Stilet e ndryshme të rivalëve të pritshëm në garën për nominimin republikan

Në udhëtimin e tij të parë në Ioëa këtë vit, Ron DeSantis nuk mori asnjë pyetje nga votuesit. Ai shmangu...

Mix56 minuta më herët

6 fruta dhe perime me më shumë vitaminë C se portokalli

Studimet kanë treguar se vitamina C, forcon imunitetin. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C nuk mund të parandalojë...

Mix1 orë më herët

Si falimentoi Banka Silicon Valley?

Nga:Natalie Huet Ja pse falimentoi e famshmja SVB dhe efektet që kjo do të ketë mbi ekonominë amerikane, atë europiane...

Mix1 orë më herët

Rupert Murdoch do martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

Manjati mediatik, Rupert Murdoch, ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u...

Radar1 orë më herët

Rusia fshin 20 miliardë dollarë borxhe të vendeve afrikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka fshirë një borxh prej 20 miliardë dollarësh të marra nga vendet afrikane.  Ai ka...

Mix1 orë më herët

Honor Magic5 Lite: sa kohë zgjat bateria?

HONOR Magic5 Lite është gamë e mesme e momentit. Ne e themi këtë me arsye, veçanërisht pasi e kemi provuar...

Radar2 orë më herët

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se do të arrestohet për një pagesë të supozuar të parave për yllin e...

Kioske16 orë më herët

Ilir Meta si alibi / Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Alfred Lela Në stonaturën e përgjithshme që krijon në publik ‘grupimi Alibeaj’, një qëndrim politik kërcet më shumë se të...

Mix16 orë më herët

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes

AXELLE/BAUER-GRIFFIN Gwyneth Paltrow tregoi se çfarë hante në një ditë dhe njerëzit reaguan ashpër ndaj dietës së saj që konsistonte me: kafe,...

Facebook