Lidhu me ne

Temporal

A është mosha e lidhur me (pa)lumturinë?

mom-i-can-cycle
Nga Peter Warr
Nëse nuk është diçka e bukur të plakesh, atëherë pse sondazhet dëshmojnë shpesh se të moshuarit janë më të lumtur se të rinjtë? Studimet e fundit mbi lumturinë, duke pyetur njerëzit për jetën e tyre si një e tërë, punët e tyre, familjen, aktivitetet sociale dhe aspekte të tjera, kanë filluar të zbulojë disa modele intriguese.
Të dhënat e reja të publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare, tregojnë se të moshuarit kanë tendencë të jenë të lumtur dhe jo më të mjerueshëm se sa të rinjtë. Por shqyrtimi i më shumë të dhënave tregon një model edhe më interesant. Mes moshës rrethtë njëzetave dhe dekadës mes moshave 40 deri 50-vjeç, tek njerëzit shënohet një rënie progresive e nivelit të lumturisë.
Por pas viteve të mesme të jetës së tyre, prirja është e kundërt, pra lumturia mesatare bëhet në mënyrë të vazhdueshme më e madhe, deri sa ajo mbërrin pikën maksimale deri kur njerëzit janë gati 70-vjeç.  Në vendet me të ardhura të larta është më i dukshëm vlerësimi i kënaqësisë së jetës dhe (me rritje në vitet e mesme), përmes raporteve për praninë e më pak shqetësimeve apo streseve.
Lumturia ekziston edhe në fusha të veçanta të jetës:kënaqësia nga puna dhe tendosja, janë përkatësisht më të ulëta dhe të larta në vitet e mesme të jetës sonë. Ndërkohë të dhënat tregojnë se gratë priren të shqetësohen gjithësesi më shumë se burrat. Duket sikur mosha kontribuon në një farë mënyre tek ndjenjat pozitive apo negative, por numri i viteve që nga lindja nuk mund të shkaktojë drejtpërdrejti ndonjë gjë. Pra, ne duhet të shohim edhe faktorë të tjerë, mundësisht shkakësore që mund të ndryshojnë me moshën.
Lumturia dhe mjedisi përreth
Lumturia është sigurisht e ndikuar jashtëzakonisht nga faktorë të jashtëm, dhe shumë kërkime kanë identifikuar disa prej tyre që mund të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërmjet lumturisë dhe moshës. Ndërsa të rriturit lëvizin drejt moshës së mesme, ata marrin shpesh angazhime shtesë dhe përgjegjësi familjare, dhe mund të jenë të shqetësuar gjithnjë e më shumë nga pasiguria e punës, ajo mbi të ardhmen e karrierës, si dhe kujdesi ndaj fëmijëve apo edhe kujdesi për të afërmit e moshuar.
Konfliktet midis roleve, mund të bëhen jashtëzakonisht të mëdha në këto vite, dhe të ardhurat mund të dështojnë gjithnjë e më shumë për të përmbushur nevojat e njerëzve. Studimet kanë zbuluar se njerëzit kanë nevojë të kenë ndikim mbi atë që ndodh me ta, dhe atë që bëjnë për të shmangur vuajtjet. Ata janë të pakënaqur nga të qenit thjesht një gur shahu i manipuluar nga njerëzit dhe ngjarjet e tjera, ndaj dhe duan të jenë në gjendje të ndërmarrin hapa për të reduktuar tendosjen e për të shtuar gëzimin e tyre të jetës.
Por mundësia për të ndikuar mjedisin përreth jush, mund të zhvlerësohet ndjeshëm gjatë viteve  tuaja të mesme, për shkak të kërkesave kontradiktore të bëra nga njerëzit e tjerë dhe roli që ju keni marrë mbi ta. Ju mund të ndjeheni i zënë në kurth nga situata tuaj. Kjo, së bashku me aspekte të tjera të mjedisit përreth një personi, mund të mposhtë lumturinë në moshën e
mesme.
Por pse më pas përmirësohet? Pjesërisht, kjo është për shkak se njerëzit kalojnë në faza të ndryshme të jetës, kur kërkesat në kohë dhe paratë e tyre përjetojnë pasiguri, dhe karakteristika të tjera negative kanë prirjen të zvogëlohen. Teksa fëmijët rriten, punët dhe aktivitetet e tjera stabilizohen, dhe lumturia e njerëzve përson një rritje mbi mesataren.
Ndikimet personale tek lumturia
Por ndjenjat nuk përcaktohen tërësisht nga ajo që ndodh me ju, – kjo varet gjithashtu nga mënyra se si e interpretoni botën tuaj. Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme për shumë aspekte të mjedisit, pjesërisht përmes filtrave mendore. Tek të 20-tat krahasimet me njerëzit e tjerë janë të zakonshme. Por teksa njerëzit lëvizin përtej moshës së mesme duke shqyrtuar gjithnjë e më tepër jetën e tyre, gjejnë shpesh alternativa “të cilat mund të përmirësojnë lumturinë e
tyre.
Veçanërisht e rëndësishme për t’u kuptuar pse lumturia mund të rritet në vitet e mëvonshme, janë proceset e përshtatjes mendore. Studimet biologjike dhe psikologjike kanë treguar se si përgjigjet ndaj një stimuli, zvogëlohen pas shfaqjes së tyre të përsëritur. Kjo do të thotë se kushtet e pakëndshme mund të tingëllojnë më pak negative pas një periudhe kohore.
Për stimujt që janë të rinj, njohja (atë që ju mendoni) dhe ndikimi (se si ju mendoni), priren të jenë të ndërthurura ngushtë. Por, pas një periudhe përshtatjeje ato ndahen:ju mund të jeni po
aq i vetëdijshëm për atë që po ndodh, por ndjenjat tuaja do të bëhen më neutrale.
Ndërsa karakteristika dhe ngjarjet në jetën tuaj të bëhen gjithnjë e më të njohura, ato kanë prirjen për të gjeneruar emocione më të forta, ndoshta duke kontribuar në një rritje graduale të lumturisë me shtimin e viteve. Së bashku, kombinimi i këtyre dy grupeve faktorësh – ndryshimet gjatë jetës dhe interpretimi i atyre ngjarjeve – mund të sigurojnë një shpjegim të modelit të lumturisë përgjatë moshave të ndryshme.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Rama ekspozitë në Athinë: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave

Edi Rama ishte sot në Athinë, ku çeli ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin grek. Rama foli në pallatin...

Radar1 orë më herët

Trump vs DeSantis – Stilet e ndryshme të rivalëve të pritshëm në garën për nominimin republikan

Në udhëtimin e tij të parë në Ioëa këtë vit, Ron DeSantis nuk mori asnjë pyetje nga votuesit. Ai shmangu...

Mix2 orë më herët

6 fruta dhe perime me më shumë vitaminë C se portokalli

Studimet kanë treguar se vitamina C, forcon imunitetin. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C nuk mund të parandalojë...

Mix2 orë më herët

Si falimentoi Banka Silicon Valley?

Nga:Natalie Huet Ja pse falimentoi e famshmja SVB dhe efektet që kjo do të ketë mbi ekonominë amerikane, atë europiane...

Mix2 orë më herët

Rupert Murdoch do martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

Manjati mediatik, Rupert Murdoch, ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u...

Radar2 orë më herët

Rusia fshin 20 miliardë dollarë borxhe të vendeve afrikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka fshirë një borxh prej 20 miliardë dollarësh të marra nga vendet afrikane.  Ai ka...

Mix2 orë më herët

Honor Magic5 Lite: sa kohë zgjat bateria?

HONOR Magic5 Lite është gamë e mesme e momentit. Ne e themi këtë me arsye, veçanërisht pasi e kemi provuar...

Radar2 orë më herët

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se do të arrestohet për një pagesë të supozuar të parave për yllin e...

Kioske17 orë më herët

Ilir Meta si alibi / Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Alfred Lela Në stonaturën e përgjithshme që krijon në publik ‘grupimi Alibeaj’, një qëndrim politik kërcet më shumë se të...

Mix17 orë më herët

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes

AXELLE/BAUER-GRIFFIN Gwyneth Paltrow tregoi se çfarë hante në një ditë dhe njerëzit reaguan ashpër ndaj dietës së saj që konsistonte me: kafe,...

Facebook