Aktualitet
Suedezi menaxher i kazinosë te “Tajvani”
![](https://www.lapsi.al/sites/default/files/163075_10150379680745243_4517769_n.jpg)
Një shtetas suedez që banonte në Tiranë është vetëvrarë mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë, viktima është Jim Backlund. 40-vjeçari banonte prej kohësh në Tiranë, ndërsa punonte si menaxher në “Regency Cazino” pranë kompleksit “Tajvan”.
Ngjarja ndodhi në zonën e Tiranës së Re në rrugën “Haxhi Kika”. Backlund është gjetur i shtrirë përdhe nga një person tjetër.
Dyshohet se është vetëhedhur nga ballokoni i katit të tretë të pallatit ku banonte.
Policia po heton rastin për të zbardhur motivet që e shtynë 40-vjeçarin t’i jepte fund jetës
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu