Aktualitet
Makina e Lamajt pas shpërthimit në Tiranë
Këto janë fotot më të fundit nga automjeti tip “BMW” i shpërthyer dhe më pas djegur pranë pastiçeri “Venezia” në Tiranë, një prej zonave më të populluara të kryeqytetit.
Siç shihet atomjeti me targa “AA 122 JM” në pronësi të shtetasit Zhezair Lamaj është djegur pothuajse plotësisht.
Informacioni paraprak që jep policia tregon për “defekt teknik”, edhe pse në zonë u dëgjua një shpërthim shumë i fuqishëm. I plagosur mbeti 61-vjeçari Xhezair Lamaj.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia është në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur këtë rast.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu