Lidhu me ne

Aktualitet

Noizy: Getoari? Ai që ka fituar Eurovizionin?

ecd2494d0510807bd303ae6175eebbe8

I ftuar për një intervistë në emisioninn “Oktapod” nga moderatori Turjan Hyska, reperi Noizy ka rindezur gjakërat mes dy grupimeve të mëdha të hip-hopit në vend, OTR dhe Baba Stars. Teksa ka deklaruar se ai do të krijonte label-in e parë muzikor zyrtar shqiptar, ai është ndërprerë nga Hyska i cili i ka thënë se në fakt label-i i tij nuk do të ishte i pari, pasi përpara tij, është Baba Stars.

“Nuk e njoh,” ka replikuar reperi. “Ai me mjekër? Ai që ka fituar Eurovizionin?” ka thënë ai teksa moderatori i ka përmendur Getoar Selimin. “Është Conchita,” ka thënë duke qeshur Hyska pasi Noizy e ka krahasuar atë që është tashmë rivali i tij në muzikë, me këngëtaren transgjinore austrikae Conchita (foto 2), e cila u shpall fituese e festivalit “Eurosong” në vitin 2014.

Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës Noizy, ka vijuar më tej duke shpjeguar se label-i i tyre në fakt nuk është i dokumentuar ndërkohë që i tiji, do të jetë i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe do të ketë ekskluzivitetin e emrit “OTR” në 4  kontinente. Reperi gjithashtu ka zbuluar se në muajin prill, do të hedhë në treg albumin me titull “ZinCity” i cili do të përmbajë 18 këngë, 7 prej të cilave do të shoqërohen me klipe. I pyetur nga drejtuesi i emisionit për fitimet e tij në muzikë, Noizy është përgjigjur: “Do ta krahasoja veten me biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook