Lidhu me ne

Temporal

Gjithçka ndodh vetëm majtas.

image-1403729649884-V

Dikush duket se u ka bërë magji ose thënë ndryshe i ka marrë mësysh të majtët në qeverisje. Sepse sa ishin në opozitë me gjithë sfidat e mëdha që kishin, përsëri dukeshin të bashkuar me njëri tjetrin aq sa i kishim zili.

Por peri i tespiheve u këput pa kaluar shumë nga ardhja në pushtet dhe ngjarje interesante ndodhen njëra pas tjetrës. Ngjarje që në fakt e okupuan dhe vazhdojnë ta okupojnë interesin e publikut.

Duket si paradakos sepse pushteti supozohet t’i kënaqë të gjithë, por me të majtët në qeverisje ndodhi e kunderta. Mesa duket u turrën njeherësh të shuanin qirinjtë e tortës së pushtetit dhe u përplasen kokë më kokë.

Kujtojmë këtu deklaratat e fuqishme të Tom Doshit. Me ditë të tëra gazetat dhe portalet kishin lajm kryesor revelatat e tij. Ngjarjes së Tomës iu shtua edhe Mark Frroku,megjithëse nuk i përkiste grupit parlamentar të PS-së, por koalicionit qeverisës. Historia e tyre vazhdon.

Jo për faj të saj por ndoshta për fatin e saj, Luiza Xhuvanit i ndodhi të dalë e veshur me të zeza përpara publikut dhe të shpallte largimin e saj nga jeta parlamentare. Djali i saj kishte bërë gjëmën në një lokal në Tiranë.Kësaj here nuk ishte në film.

Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu do ishin dy protagonistët e tjerë të së majtës që do u dilte jo vetëm emri por edhe videoja, duke goditur një deputet të opozitës. Pastaj llafi hapi llafin dhe për Arben Ndokën telashet u bënë akoma më të mëdha derisa vendosi të largohet nga profesioni i deputetit.

Por telashet nuk përfundojnë këtu për të majtën, një tjetër deputet i zonës së Lezhës u akuzua se kishte qëlluar me armë. Bëhej fjalë për Armando Prengën që të cilit nuk i kishin munguar thashethemet e kësaj natyre edhe më përpara. Detajet e ngjarjes i ruan google-i më mirë se memoria jonë.

Kokëdhima dhe Suli dy deputetë të tjerë në shënjestren e opozitës iu kërkohet lënia e mandatit me akuzën e përfitimit të fondeve për bizneset e tyre ndërkohë që ushtronin detyrën e deputetit. Kjo kërkesë me këmbënguljen e opozitës duket se iu ka shkaktuar jo pak kokëçarje deputetëve në fjalë.

I fundit por jo më pak i rëndësishmi Ben Blushi. Me akuzat e tij drejtuar kryetarit të PS-së dhe kryeministrit të Shqipërisë ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë jo pak stres në kampin e majtë. Ai madje ka arritur të marrë edhe mbështetjen verbale dhe proçesverbale nga disa kolegë të tij. Nëse deputetët e tjerë janë me profil lokal, Blushi është një deputet me profil nacional. Blushi pëlqehet dhe nuk pëlqehet veri-jug, lindje-perëndim. Beteja vazhdon.

Kurse në krahun e djathtë kemi ikjen e Ylli Shehut nga PR-ja te LSI-ja dhe Mesila Dodës nga PD-ja te PDIU-ja. Histori të mbyllura pa potere.

E majta zien si kazan, Zoti e di sa e sa të tjera zhvillime ndodhin dhe ne si marrim vesh. Megjithatë vlen për t’u përmendur fakti se Edi Rama ka ditur t’i menaxhojë jo pa sukses të gjitha këto ngjarje jo fort të zakonshme për një parti politike, në një kohë po aq të pazakonshme për gjendjen ekonomike të vendit. Përveç kësaj të fundit që është në fillimin e saj. Kurioziteti vazhdon.

Bilbil Beqiri/Podiumi.com

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix49 minuta më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix50 minuta më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix52 minuta më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix55 minuta më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar58 minuta më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix59 minuta më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike1 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix1 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix1 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix1 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook