Lidhu me ne

Aktualitet

Lekaj tenton thithjen e investitorëve gjermano-kinez

2Gjatë ditës së djeshme, në Baiersbronn të Gjermanisë, biznesmeni shqiptar Rolando Lekaj në bashkëpunim me biznesmenen e fuqishme në Kinë dhe në Azi, zonjën Yu Wenhong mblodhën mbi 250 biznesmen gjermano-kinez. Në këtë qytet turistik gjerman, biznesmeni i ri shqiptar prezantoi në mënyrë të denjë e plot detaje Shqipërinë e tij, ku dhe ftoj biznesmenët gjermano-kinez që të investonin në këtë vend në zhvillim e sipër. Ai u foli të ftuarve edhe për fushat më të rëndësishme të zhvillimit dhe të investimeve, si turizmi, infrastruktura, shëndetësia etj. Ndërkohë që biznemesja e fuqishme zonja Yu Wenhong, duke pohuar që “E dua shumë Shqipërinë për bukuritë e saj dhe njerëzit e dashur të këtij vendi”, ajo ftoi të gjithë që të investonin në këtë “perlë të Ballkanit”. Veçojmë që të ftuar nderi në këtë takim, mes të tjerësh, ishin: z. Hans Joachim Fuchtel, sekretar shteti pranë kancelares Merkel; znj. Saskia Esten, deputete e Bundestagut; Dr. Klaus Rückert, deputet i Landit të Baden Würtembergut; z. Michael Ruf, Kryetar i Bashkisë së Baiersbron dhe z. Wong Weidony, ambasador i Kinës në Gjermani.

1Ndërkohë, nga pala shqiptare nderonin me pjesëmarrjen e tyre : z. Besnik Rama, Keshilltar ekonomiko-politik dhe prej disa vitesh tashmë botues & kryetedaktor i gazetës NacionlAlbania, znj. Stela (Kalavace) Kock, afariste shqiptare në fushen e ndertimeve & imobiljeve në Gjermani dhe në Shqipëri dhe biznesmeni gjerman, Arkitekti, z. Helmut Kock, i cili tashmë prej 8 vitesh ka edhe biznesin e tij në Shqipëri. Ky organizim ishte i rëndësishm për botën e biznesit, por edhe për vendet si Gjermania e Shqipëria në Europë, si dhe Kina në Azi. Vlen të theksohet fati që znj. Yo Wenhong njihet në Kinë dhe me emrin Tereza për ndihmat dhe donacionet e shumta që ajo shpërndan për njerëzit në nevojë, si në Kinë, ashtu edhe në vende të tjera aziatike. Prandaj, aziatikët tashmë e quajnë Nënë Tereza e dytë. Pikërisht prania e saj dhe lobimi për Shqipërinë pritet të sjellë investime në të ardhmen e afërt, duke qenë se ajo ka shprehur gadishmërinë e saj me bashkëpunimin me biznesmenin Lekaj që të promovojnë Shqipërinë dhe të sjellin një erë investimesh gjermano-aziatike në këtë vend. Në të ardhmen, pritet edhe takime të rëndësishme me palën shqiptare, për të vendosur konkretisht për hapat e mëtejshëm të investimeve dhe fushave për të cilat biznesi i huaj mund të investojë. (NacionlAlbania)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix3 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix3 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook