Lidhu me ne

Kryesore

Kurum në falimentim edhe në Turqi?

image-13-701x280

Në 26 shkurt 2016 përfaqësuesi ligjor i Kurum Internacional sh.a. ka depozituar një kërkesë falimentimi për riorganizim pranë Gjykatës së Tiranës. Në ditët e ardhshme gjykata do të caktojë administratorin e ri të kompanisë, në zbatim të ligjit të falimentimit.

Kurumi është kompania e parë industriale post-komunsite në Shqipëri, e cila ka marrë nga shteti një pjesë të rëndësishme të ish kombinatit metalurgjik të Elbasanit dhe e ka vënë atë në funksion për prodhimin e hekurit për ndërtim.

Kurumi eksporton pjesën më të madhe të prodhimit të tij— në vitin 2014 Kurum ka qënë eksportuesi i dytë më i madh në Shqipëri, pas Bankers Petroleum, duke eksportuar rreth 100 milion euro hekur, të barabratë me rreth 5 përqind të eksportit total të vendit.

Në 2012 Kurumi bleu nga shteti 4 hidrocentrale me një fuqi prej 75 MW. Blerja u financua me hua të marrë nga IFC e Bankës Botërore, rreth 70 milion euro, dhe dy banka shqiptare, BKT dhe Raiffeissen, secila me 7 milion euro.

Sipas bilanceve të vitit 2014, detyrimet bankare të Kurumit arrijnë rreth 134 milionë euro, të cilave u shtohen dhe rreth 125 milionë ndaj debitorëve. Në total, detyrimi i Kurumit përbën rreth 260 milionë euro ose 2,6 për qind të prodhimit të përgjithshëm të vendit.

Kurum International sh.a. është në pronësi të Hasmet Kurum, i cili është njëkohësisht edhe pronari i Kurum Holding A.S., që operon në të njëjtin sektor në Turqi ku është një ndër 500 shoqëritë tregtare më të mëdha të vendit.

Hasmet Kurum ka qenë në të kaluarën anëtar i parlamentit turk dhe manaxher i Beshiktashit, një nga skuadrat më të njohura të Turqisë.

Lajmi i vërtetë për sot është se Kurum Holdin A.S.—kompania mëmë turke, ose më sakta motra e Kurumit shqiptar, duke pasur të dyja të njejtin pronar—është e përfshirë në një proçedurë falimentimi në Turqi, por ka kërkuar që dy nga kompanitë përbërëse të grupit të pezullojnë përkohësisht proçesin e falimentimit deri në datën 8 qershor.

Turkja Kurum Holding A.S. ka qenë e pranishme në Shqipëri si pronare e 100 për qind të aksioneve të Kantierit Detar të Durrësit dhe, për rrjedhojë, pronare e një pjese të madhe të Portit të Durrësit. Në fund të dhjetorit 2014, aksionet e Kantierit (Durrrës Kurum Shipping sh.p.k.) iu shitën një shoqërie në Delaware, e njohur si parajsa fiskale amerikane, vetëm për 8,5 milionë euro, e barabartë me vlerën nominale të aksioneve, por shumë më pak se vlera e 100 milionëve që Kurum kishte kërkuar në vitin 2013 për të njejtën gjë. Pronari i kësaj shoqërie amerikane rezulton të jetë një person fizik me nënshtetësi turke.

Ky operacion, i cili nuk ka të bëjë direkt me shqiptaren Kurum International, lë të nënkuptohet strategjinë e Hasmet Kurumit për të marrë një pjesë të aseteve të rëndësishme të kreditoreve të falimentimit në Turqi, dhe si rrjedhojë lë të kuptohet se i gjithë sistemi i falimentimit të Kurumit, si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri, është i drejtuar nga të falimentuarit dhe jo nga kreditorët apo nga gjykata.

Dhe në fakt në Shqipëri, falimentimi u kërkua vetëm pasi u lejua sekuestro provizore mbi aksionet e Kurumit në favor të një kompanie Serbe, për një operacion të panjohur tregtar, që duket shumë pak e mundshme, veçanërisht bërë pak javë para kërkesës spontane të falimentimit, dhe vetëm disa muaj pas kërkesës dhe miratimit te financimeve bankare nga sistemi bankar shqiptar. Këto dy operacione duken jashtëzakonisht të dyshimta sot.

Eksperienca e pakët në fushën e tregtisë, si dhe korruptimi i lehtë i sistemit gjyqësor e bëjnë Shqipërinë një vend interesant për të organizuar falimentime të pilotuara, dhe pasojat shkojnë mbi kurrizin e bankave dhe furnitorëve vendas (dy kategori shumë të rënduara nga kriza) dhe si pasojë mbi kurrizin e të gjithë ekonomise vendase.

Falimentimi i Kurum International, një nga industritë e para në vend, është vetëm një nga falimentimet e para e të rëndësishme në këtë periudhë krize dhe paraprin falimentimet e listës SEKRETE të kreditorëve më të mëdhenj që prej vitesh bllokojnë sistemin bankar shqiptar. Mënyra se si do të menaxhohet kjo praktikë nga Gjykata do të na japë një këndvështrim të qartë se çfarë do të ndodhë me ekonominë shqipëtare.EXIT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Rama ekspozitë në Athinë: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave

Edi Rama ishte sot në Athinë, ku çeli ekspozitën e tij të parë në kryeqytetin grek. Rama foli në pallatin...

Radar1 orë më herët

Trump vs DeSantis – Stilet e ndryshme të rivalëve të pritshëm në garën për nominimin republikan

Në udhëtimin e tij të parë në Ioëa këtë vit, Ron DeSantis nuk mori asnjë pyetje nga votuesit. Ai shmangu...

Mix1 orë më herët

6 fruta dhe perime me më shumë vitaminë C se portokalli

Studimet kanë treguar se vitamina C, forcon imunitetin. Megjithëse studimet tregojnë se konsumimi i vitaminës C nuk mund të parandalojë...

Mix1 orë më herët

Si falimentoi Banka Silicon Valley?

Nga:Natalie Huet Ja pse falimentoi e famshmja SVB dhe efektet që kjo do të ketë mbi ekonominë amerikane, atë europiane...

Mix2 orë më herët

Rupert Murdoch do martohet për herë të pestë në moshën 92-vjeçare

Manjati mediatik, Rupert Murdoch, ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, 66 vjeç, me të cilën u...

Radar2 orë më herët

Rusia fshin 20 miliardë dollarë borxhe të vendeve afrikane

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se ka fshirë një borxh prej 20 miliardë dollarësh të marra nga vendet afrikane.  Ai ka...

Mix2 orë më herët

Honor Magic5 Lite: sa kohë zgjat bateria?

HONOR Magic5 Lite është gamë e mesme e momentit. Ne e themi këtë me arsye, veçanërisht pasi e kemi provuar...

Radar2 orë më herët

Çfarë ndodh nëse Donald Trump arrestohet?

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se do të arrestohet për një pagesë të supozuar të parave për yllin e...

Kioske16 orë më herët

Ilir Meta si alibi / Pse janë më anti-Metë se Rama “Aliebeaj & Co”

Alfred Lela Në stonaturën e përgjithshme që krijon në publik ‘grupimi Alibeaj’, një qëndrim politik kërcet më shumë se të...

Mix16 orë më herët

Gwyneth Paltrow reagon pas akuzave për promovimin e kequshqyerjes

AXELLE/BAUER-GRIFFIN Gwyneth Paltrow tregoi se çfarë hante në një ditë dhe njerëzit reaguan ashpër ndaj dietës së saj që konsistonte me: kafe,...

Facebook