Lidhu me ne

Kryesore

Kokëdhima zëri i parë i maxhorancës kundër dekriminalizimit.

kokedhima1-1024x694

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima u bë zëri i parë brenda maxhorancës që del kundër ligjit të dekriminalizimit.

I ftuar në Top Story këtë të enjte, Kokëdhima e cilësoi ligjin antikushtetues dhe tha se do të lobojë tek kolegët deputetë që ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Është një ligj absurd, antikushtetues dhe fyes dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi që t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që ta anulojë atë ligj”, tha Kokëdhima.

Deputeti i maxhorancës shtoi se është për ngritjen e një ligji për integritetin e zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve sipas standardeve europiane.

***

Debatet brenda PS

Dekriminalizimi ishte njëra nga çështjet që ceku deputeti socialist këtë të enjte përballë gazetarit Sokol Balla dhe analistëve Arjan Vasjari dhe Arjon Sulo. Ai foli edhe për debatet brenda Partisë Socialiste, akuzat e opozitës, reformën në drejtësi…

Lidhur me debatet brenda PS, Kokëdhima tha se kundërshtohet sepse ka reformuar partinë në rajonet ku është kordinator.

“Nëse do të bësh punë, ndryshime dhe reforma, padyshim që ka kundërshti. Nëse do të bësh ndryshime të mëdha në një organizatë apo komunitet do të ketë debate, pëlqime dhe mospëlqime. Ajo reformë që kemi realizuar në Vlorë dhe Gjirokastrës i ka treguesit shumë të qartë. Ishte një reformë e strukturës politike dhe ekzekutive sepse ishte e nevojshme kjo gjë. Në Vlorë dhe gjirokastër kishim në letra 12 mijë anëtarë, sot PS ka 22 mijë anëtarë në mënyrë të vërtetë në rajonin Vlorë dhe Gjirokastër dhe këta anëtarë janë djem e vajza të rinj me shkolla të larta”, tha ai.

Deputeti foli edhe për të ashtuquajturën strukturë rajonale, i akuzuar se përmes saj ndërhyn për të punësuar militantët e partisë. Ai tha se struktura shërben për të lehtësuar në gjetjen e burimeve njerëzore të afta dhe të kualifikuar në një hapësirë më të gjerë.

Mandati në Kushtetuese

Kokëdhima foli edhe për votimin e kësaj të enjtejte të maxhorancës, që rrëzoi kërkesën e PD për të çuar në Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetit Rakip Suli, ndërkohë që një javë më parë, bënë të kundërtën me rastin e tij. Kokëdhima thotë se nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi të grupit parlamentar.

“Nuk është një standard tjetër nga qëndrimi që grupi parlamentar ka mbajtur për rastin tim. Edhe unë do të votoja kundër çuarjes në Gjykatën Kushtetuese sepse ai deputet nuk ka bërë asnjë shkelje, asnjë abuzim dhe asnjë përvetësim’, u shpreh ai.

Sa për rastin e vet: Akuzat janë strategji shpifjesh Saliut e pafund dhe nuk më kanë paraqitur asnjë fakt të vetëm që unë të kem përvetësuar, asnjëherë në jetën time dhe në rastin konkret, përveç shpifjeve dhe sharjeve”, thotë ai, duke theksuar se nuk ka përfituar fonde pas marrjes së mandatit të deputetit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix16 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix16 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar16 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook