Lidhu me ne

Aktualitet

Fjalimi i Edi Ramës në Kongresin e PS-së – Pikat kryesore

rama-kongres

Deklaratat kryesore të Kryetarit Edi Rama, gjatë Kongresit të Partisë Socialiste:

Për Kongresin e PS-së

Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar.

Jashtë kësaj shtëpie ka plot forca me njerëz që presin me interes të madh ç’do të ndodhë në këtë Kongres. Shumë urojnë që të na ndodhë ndonjë gjë e ‘ububushme’, qoftë të na përmbyset ndonjë gotë ujë, pastaj të bëjnë lajm që anija jonë u përmbyt. Por do të zhgënjehen. Nga ky Kongres do të dalim më të fortë dhe të karikuar, më të motivuar për të çuar reformat në drejtimin e duhur.

Për opozitën dhe kritikët

Kjo nuk është opozitë. Nuk është opozita që aq shumë i duhet këtij vendi. Nuk kanë asnjë vizion, kanë gjithë atë mllef për të ushqyer fanatizmin, nuk kanë asnjë program, as në kokë, jo më ne letër, por kanë gjithë kurajon e paturpësisë për të qëlluar përditë me përbaltjen bajate që është shndërruar në infeksion që synon të kapë dhe prekë zemrat e njerëzve në nevojë dhe që nuk kanë fuqi të mjaftueshme të durojnë.

Kanë gjithë forcën e verbër të një të mbyturi të madh që i bën të kërkojnë të na mbysin edhe ne në llumin e tyre. Shpesh ja dalin të na tërheqin në atë llum dhe kjo për fajin tonë, që nuk qëndrojmë dot më lartë se niveli i baltës së tyre.

Ka shumë baltë në rrugët e komunikimit publik. Makineritë e baltës nga më e madhja, SHQUP tek të tjerat rreth e rrotull tij e prodhojnë dhe shumëfishojnë nga të katër anët.

Jua kujton Saliu se ç’mallkim ishte për njerëzit çdo të enjte. Baltosemi duke u akuzuar për plagët që shkaktuan ata. Por ne nuk i kemi kuruar sa donim.

Kur qeveris e majta njerëzit thonë “jemi keq, se ka dhe më mirë”. Në kohën e qeverisë së vjetër njerëzit arritën të thonin “punë ska, gjë s’ka, por jemi mirë se dhe mund të na kishin vrarë në bulevard”. Ndërsa në kohën tonë dhe zagarët e gjahut i kërkojnë qeverisë hesap se janë pa punë. Sepse janë pa punë për shkak të moratoriumit.

Kujtdo që çohet dhe thotë se këta dy vjet e gjysëm është rritur papunësia, janë ulur mundësitë për punësim, i them pa asnjë droje “ti s’do apo s’di të bësh asnjë punë tjetër përvecse të shash qeverinë”. Nëse s’do, vazhdo shaj në parlament, gazetë, kafene, facebook a ku të duash ti.

Qeveria as punë s’të ofron dot as s’të ndalon ta shash. Por nëse s’di, mos u anko kot për qeverinë, s’të ndihmojmë dot. Këtu nuk flas për rastin gjerësisht të përhapur të të papunëve që duan të punojnë vetëm në shtet, mundësisht në doganë, tatime apo në ndonjë inspektoriat shtetëror ku punohet me gjoba.

Shqiptarët janë të gatshëm të përballojnë çdo reformë. Sikur ata që ishin në pushtet përpara ta kishin marrë këtë hap, sot nuk do të kishim humbur aq shumë para sa për 60 vjet investime në shëndëtësi, 40 vjet në arsim, 30 vjet në bujqësi.

Nuk kemi bërë asnjë padrejtësi të qëllimshme në dëm të interesave kombëtare. Nuk kemi shitur ne ndonjë copë territor për ndonjë përfitim mizeralbël politik. Nuk kemi marrë në qafë jetë fëmijësh apo njerëzish për t’u pasuruar me shitjen e municioneve. Nuk kemi grabitur me vendime qeveria pasuritë kombëtare dhe nuk kemi dhënë përmes konçesioneve në parlament. Nuk kemi shkatërruar ne planet e sipërmarrjeve private. Nuk kemi cënuar asnjë kanal mediatik dhe nuk kemi tharë asnjë kënetë mediatike.

Për industrinë fasonë flasin me përbuzje 30 vjeçarë që preferojnë ta harxhojnë kohën duke pirë kafë, cigare dhe duke luajtuar në celular, me paratë e prindërve dhe rrinë e ankohen “qeveria, qeveria qeveria” apo “të ikim, të ikim, të ikim”.

Për arritjet e qeverisë

Kemi shlyer të gjithë borxhin e qeverisë së vjetër ndaj kompanive dhe nuk kemi krijuar asnjë qindarkë borxh të ri.

Sipërmarrja është krijuesja e pasurisë dhe shëndeti i saj është jetik për gjithçka që ne bëjmë.

Jemi një qeveri pro biznesit, që ndjek  politika afatgjata dhe që tek biznesi shikon krijuesin e punës dhe të pasurisë.

Ne jo vetëm qëndrojmë fort pro partneriteteve publike private që kemi bërë deri më tani, por do të ndërtojmë sa më shumë të jetë e mundur të tilla bashkëpunime.

Check up-i falas, hemodializa e mundur në të gjithë territorin  janë histori suksesi në historinë e partneriteteve publike private, sepse nuk paguajnë qytetarët që të fitojë privati për një shërbim që i duhet shtetit, siç ndodh me konçesionet e qeverisë së djeshme. Sot, investon privati që qytetari të marrë shërbime sa më cilësore pa paguar asnjë qindarkë, ndërsa shteti shlyen privatin në një periudhë të arsyeshme kohore.

Nëse reformat tonë do të ishin marrë 20 vjet më parë, sot do të kishim në llogari 200 mijë forca pune të kualifikaura më shumë në të gjitha zanatet. Sot kemi vetëm në sektorin jobujqësor 173 mijë të punësuar më shumë se në vitin 2013.

Të punësuarit sot janë 23 për qind në sektorin publik dhe 77 për qind në sektorin privat. Avazi i kukuvajkave që ky nuk është punësim, por është formalizim është për tu mëshiruar. 

Mund të vazhdoja të flisja shumë më gjatë se herët që flas gjatë, sepse na takon të jemi krenarë për shumë çka kemi bërë, se themelet e së ardhmes që po hedhim me reformat që po bëjmë po zenë vend.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Huawei prezanton Mate X3 të ri të palosshëm. Çmimi dhe detajet

Huawei prezantoi Huawei Mate X3 të ri të palosshëm në Kinë. Është smartfoni më i hollë dhe më i lehtë...

Mix3 orë më herët

“Gallataxhiu i grupit”/ Vesa Luma publikon fotot e rralla të 20 viteve më parë me Luiz Ejllin

Vesa Luma dhe Luiz Ejlli Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, këto ditë është rikthyer nga Zelanda e Re në...

Mix3 orë më herët

Këto janë 10 palë këpucët ikonike të këngëtares Lady Gaga!

Lady Gaga është dhe do të jetë përgjithmonë një nga yjet më ikonike në historinë e muzikës. Ajo ka qenë...

Mix3 orë më herët

Zbulohet projekti i ri i Anne Hathaway

Anne Hathaway është vendosur të luajë në muzikalin Mother Mary me regji të David Lowery. Aktorja fituese e çmimit Oscar...

Mix4 orë më herët

Si të dalloni produktet e skaduara të make-up

Produktet e kozmetikës nuk mund të zgjasin pafundësisht. Ato kanë një datë skadence që do të ishte mirë ta respektonim....

Kryesore4 orë më herët

“Rama mori hua 5 miliardë euro”, Berisha: Çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro

Kreu i PD, Sali Berisha vazhdon të akuzojë kryeministrin Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtet. Nga Klosi...

Mix10 orë më herët

Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kush janë 3 banorët e Big Brother VIP që po agjërojnë Besimtarët myslimanë nisën muajin...

Kryesore10 orë më herët

Ish-ministri socialist Arben Malaj: Rama si Enver Hoxha, është koha që PS të reagojë

Ish-ministri i Financave në kohën e qeverisjes së Partisë Socialiste, Arben Malaj, në një intervistë në “News 24” foli për...

Radar11 orë më herët

Lufta në Ukrainë, “Perëndimi po e çon njerëzimin drejt Armagedonit”

“Vendet perëndimore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ta çojnë njerëzimin buzë një Armagedoni bërthamor”. Ky ishte kërcënimi...

Mix11 orë më herët

Sekreti për trupin perfekt si të Jennifer Lopez

Jennifer Lopez stërvitet çdo ditë jo vetëm për t’u dukur mahnitëse në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë...

Facebook