Lidhu me ne

Aktualitet

Ktheu si Ditmir e jo si Dhimitër

indir

Një ditë para se ministri i Jashtëm të udhëtojë drejt Athinës, kryetari i PDIU-së i përcjell mesazhin: Krahas axhendës diplomatike duhet të trajtohet dhe çështja çame e shqiptarëve të Çamërisë.

Në një konferencë për median paraditen e sotme, Idrizi vlerësoi pozitivisht vizitën e Bushatit në Greqi dhe i kërkon të të ngrejë çështjen çame

Shpetim Idrizi: Krahas axhendës diplomatike për heqjen e ligjit të luftës, rinegocimin e
marrëveshjes së Ujrave apo marrëveshjes së kufijve tokësorë, marrëveshjes
për sigurimet shoqërore per emigrantët shqiptare që punojnë në Greqi,
hapjes së shkollave shqipe për fëmijët e emigrantëve në Greqi etj, Ju
drejtohem për Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë, që është edhe në
programin e qeverisë Suaj.

Rezoluta e datës 8.4.2004 e Kuvendit të Shqipërisë për Çështjen Çame ju
ngarkon që ta trajtoni gjerësisht, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht
Çështjen e Shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, që duhet
t’Ju udhëheqë në bisedimet në Athinë. Sikurse, qenia e 300 mijë shtetasve
shqiptarë me prejardhje nga Çamëria Ju detyron t’i përfaqësoni në bisedimet
me palën greke.

Zoti Ministër, po ju kujtoj që të ngrini me palen greke kërkesën e
kahershme të Shoqatës Çamëria, për ngritjen e Varrezave të Shqiptarëve
Çamë, të vrarë masivisht në Çamëri, për të cilët ne disponojmë dhe hartat e
vendosjes së tyre. Kjo kërkesë duhet vlerësuar si humane, per çdo njeri që
lë këtë botë, por dhe si reciprocitet të kërkesës së palës greke për
ngritjen e 4 varrezave të tjera të ushtarëve greke të vrarë në Shqipëri,
perveç 2 varreza që tashmë janë ngritur.

Zoti Ministër, Ju kujtoj faktin së në hollin e Ministrisë së Jashtme Greke
ku ju do të mbani konferencën Tuaj për shtyp me homologun grek është
zhvilluar një konferencë për Çështjen Çame. Kjo është një arsye më shumë që
t’Ju ftoj të thoni të vërtetën e pakundërshtueshme, të shqiptarëve të
Çamërisë, të kombit tonë, timin, tuajin! Sepse e vërteta tremb vetëm ata
që janë në anën e gabuar.

Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat evropiane, në
takimin tuaj në Athinë dhe jam besimplotë se do të ktheheni në Tiranë si
Minister i Jashtëm i Shqipërisë me emrin DITMIR e jo si Dhimitër…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix3 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix3 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix3 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix3 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix3 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix3 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix3 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix3 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix3 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook