Lidhu me ne

Temporal

“Vajzë në ekzil”

Kadare_0-300x200

Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull romanit të Kadaresë, “E penguara”, që në gjuhën angleze mban titullin “Vajzë në ekzil”.

Nën titullin “Një vajzë nën ekzil-të mësosh të jetosh me të vdekurin”, në shkrim thuhet se “melodrama, tragjedia dhe miti ndriçojnë marrëdhëniet në mes individit dhe shtetit në një roman të mirë të shkrimtarit shqiptar”.

“Kam provuar”, është shprehur Ismail Kadare në një intervistë të vitit 1998 për “Paris Review”, “të bëj një lloj sinteze mes tragjedisë së madhe dhe grotesku”.

Në këtë (libër), për mirë dhe për keq, ai ia ka dalë mbanë.

Gazeta shkruan se Kadare është një shkrimtar që merret me gabimet e tmerret njerëzore, në stile dhe forma që dikush do t’i cilësonte të sintetizuara.

Lindur në Shqipëri dhe me mbasi ka jetuar për një periudhë të konsiderueshme në Paris, ai është një nga ata shkrimtarë të rrallë me reputacion ndërkombëtar, që ka arritur të shmangë kurthet postmoderne të “letërsisë botërore”. Puna e tij mbetet vërtetë e veçantë dhe sfiduese. Kjo nuk e bën leximin të lehtë.

Kadare ka shkruar një fiksion të vështirë dhe shqetësues për shumë vite tanimë: romani i tij i parë u botua në Shqipëri në vitin 1963. Ngadalë, gradualisht, përkthimet në frëngjisht dhe në anglisht e kanë sjellë atë para një audience gjithnjë e më të gjerë.

Në vitin 2005 ai fitoi çmimin “International Man Booker prize”. Vitin e kaluar u vlerësua me çmimin prestigjioz “Jerusalem Prize”. Ai është përmendur disa herë si nobelist i mundshëm.

Librat e tij – dhe unë i gjykoj ata kryesisht në bazë të përkthimeve dhe përkthimeve nga përkthimet, zakonisht nga frëngjishtja prej shqipes origjinale – janë të çuditshëm, por obsesiv dhe përsërisin shqetësimet e tyre.

Në veçanti, Kadare kthehet vazhdimisht për të eksploruar mënyrat në të cilat tragjedia klasike dhe miti, brenda natyrës së besnikërisë dhe tradhtisë, si dhe detyrat e obligimet e individit ndaj shtetit, mund të veprojnë nën regjimet bashkëkohore. Ka pasur triumfe të mëdha: si “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pallati i ëndrrave”.

“Vajza në ekzil” është përkthyer nga shqipja prej John Hodgson, i cili ka përkthyer disa libra të Kadaresë. Në anglisht, Kadare tingëllon i saktë, si dikush që ka kërkuar dhe shumëkërkuar për fjalën e duhur.

“Vajzë në ekzil” është një libër që të mëson të jetosh me të vdekurin dhe me vdekjen, me hijen dhe me humbjen. Është rreth fantazmave që bezdisin njerëz, vende, shtete. “Asnjë dramaturg nuk kishte guxuar të bënte një shikim të tillë të fantazmës në mijëra vite. Kadare është një njeri i dyfishtë, që shkruan për dy vetvete të ndara”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook