Lidhu me ne

Mix

Xheni Sulkaj: Ta jetosh adoleshencën me stil

madamemapo

Xheni Sulkaj është në lulëzimin e pranverës së katërmbëdhjetë dhe fotografitë flasin vetë.
Por adoleshenca nuk ësht e gjiha fushë me lule. Është shkolla, orët e gjatë të mësimit, studimet dhe detyrat mbrëmjeve.

IMG_5740

Xheni Sulkaj sapo i ka mbushur katërmbëdhjetë vjeç. Me një pamje të ëmbël ujë e sapun e flokë të gjatë, që i lëshon herë pas here duke i tundur në ajër, të kujton pikërisht atë kohën e paharrueshme të adoleshencës, kur gjithçka është në lulëzim

E bekuara rini! Vitet kur mjafton pak ujë i freskët në fytyrë dhe një buzëqeshje e madhe dhe je mishërimi i bukurisë. Koha kur trajtimet estetike dhe qendrat e bukurisë as që hynin në axhendë e kur flokët kishe luksin t’ia lije erës të t’i krihte…
…Xheni Sulkaj sapo i ka mbushur katërmbëdhjetë vjeç. Me një pamje të ëmbël ujë e sapun e flokë të gjatë, që i lëshon herë pas here duke i tundur në ajër, të kujton pikërisht atë kohën e paharrueshme të adoleshencës, kur gjithçka është në lulëzim.

Do të donim të ktheheshim ndoshta pas në kohë por vetëm me një kusht: t’i shpëtonim shkollës e orëve të gjata të mësimit, që na mbanin lidhur në qytet deri në fund të qershorit, ku gjithçka doje ishte të arratiseshe në det…
Xheni është një vajzë kolegji qysh prej viteve të kopshtit dhe uniforma strikte e kolegjit turk “Turgut Ozal” i është shndërruar në një lëkurë të dytë.

IMG_5790

Por nëse prisni të shihni një vajzë nga ato që amerikanët i kategorizojnë me termin “geek”, duke e plotësuar tablonë ndoshta me ndonjë palë syzë optike, keni krijuar pikturë të gabuar. Ajo është një nga nxënëset e shkëlqyera të shkollës dhe planet e saj janë të ndjekë rrugën e të atit në fushën e mjekësisë.“Dua të bëhem kardiokirurge. Më pëlqen të shëroj njerëz ,dua shumë t’i ndihmoj e ndoshta do ta jap kontributin tim. Kënaqem shumë kur shkoj te puna e babit dhe bisedoj me mjekët specialistë, kirurgët e huaj që punojnë aty. Vërtet më pëlqen shumë!”- thotë Xheni , duke zbuluar entuziazmin e pazakontë të një adoleshenteje edhe për të asistuar në një sallë operacioni, saherë që viziton Spitalin Gjerman, administrator i së cilës është i ati.
Por këto ditë i ka mbyllur punët me studimet dhe me planet e saj për t’u bërë mjeke. Çantën e shkollës bashkë me librat e klasës së tetë, të cilën sapo e ka përfunduar, i ka futur diku thellë në raftin e librave, ndërsa planet e saj për këtë verë fluturojnë gjetiu…

IMG_5806

Te modelingu, pasioni i saj që nisur nga hiret dhe mënyra e lirshme që pozon përpara aparatit fotografik, si një fotomodele e lindur, nuk duket aq i paarritshëm.
“Më pëlqen shumë ideja e një karriere në modeling, veçse jo këtu. Do të doja jashtë Shqipërisë” rrëfen ajo duke buzëqeshur ndërsa sytë i mbushen plot dritë vetëm nga imagjinata.
Hapi i parë është ky photoshooting me fotografin e njohur Armand Sallabanda, i cili duket se nuk e ka aspak të vështirë ta realizojë idenë e tij sepse Xheni duket sikur ka një jetë që punon në këtë profesion.
Edhe pse temperaturat janë të larta dhe zhegu i drekës është i fortë edhe në një copë mushkërie të gjelbër siç është Kopshti Botanik i Tiranës, ajo nuk lodhet dhe i shoqëron ndërrimet e veshjeve çdo herë me një buzëqeshje të bardhë.
Veshjet janë një tjetër pasion. Fustanet, pantallonat e shkurtra, atletet, sandalet , këmishët e freskëta janë artikujt që nuk mungojnë në gardërobën e saj këtë stinë. Megjithëse kujdeset t’i zgjedhë veshjet cilësore dhe të markave të mira, ajo zgjedh çka i shkojnë për shtat moshës “ Më pëlqejnë të gjitha stilet. Dua të ndjehem rehat, më pëlqejnë sportivet” – thotë ajo, ndërsa mamaja, Marsela, rrëfen se shoppingu është aktivitet që e gjallëron Xhenin. E vështirë të shkëputet dhe të vendosë saherë shkon në qendra tregtare.
“Kur ishte e vogël rrinte para pasqyrës , vishej e zhvishej duke i ndërruar rrobat dhe lyhej buzëkuqin tim”, tregon mamaja, Marsela, e cila është shumë e kënaqur për marrëdhënien e konsoliduar që ka me të bijën, duke e trajtuar si shoqe.

IMG_5758

Që modelingun nuk e ka marrë me aq shaka e dëshmon edhe fakti se tregohet shumë e kujdesshme me ushqyerjen dhe i numëron një e nga një kaloritë, duke mos e kaluar dozën e nevojshme të një ditë. Për këtë ka hequr dorë nga akulloret, picat e ushqimi i shpejtë dhe ha shëndetshëm. Për të formuar një fizik që i afrohet imazheve të modeleve- por pa e tepruar si shumë prej atyre imazheve kockë e lëkurë që na ofrohen në sfilata- Xheni ndjek rregullisht edhe palestrën. Pasditja është e shenjtë dhe e shpenzuar në mënyrë të mençur për t’i rrëzuar ca kile e për të tonifikuar trupin. Këtë stinë në ndihmë për të ardhur në formë i vjen edhe deti, ku mund të notojë me orë të tëra, shoqëruar nga qenushja e saj e ëmbël, Coco, një qen i racës “American Akita” , e pandashme nga Xheni e po aq energjike sa ajo. “Sheni i ka dashur gjithmonë kafshët. Ka pasur edhe një lepur, edhe një breshkë përpara se të merrnim Coco-në”, vijon mami Marsela.

IMG_5853

Tani që ka nisur pushimet dhe e ka fshehur çantën, librat e shkollës i ka zëvendësuar me ata artistikë. Po interesohet cilët tituj rekomandohen për t’u lexuar këtë verë që t’i marrë me vete e t’i shfletojë buzë detit.
Si çdo adoleshente, edhe Xheni ka idhujt e saj. Është admiruese e zjarrtë e këngëtarit amerikan Justin Bieber dhe ka plot informacion për karrierën dhe jetën e tij private. Po ashtu një tjetër yll hollivudian që i pëlqen është edhe aktori i sagës “Twilight” Taylor Lautner.
Kështu ajo zbulon edhe një tjetër pasion, aktrimin. “Do të doja të jetoja në ShBA, Kaliforni”, thotë ajo duke qeshur me sytë e ëndrrave drejt Hollivudit.
Pas një udhëtimi imagjinar që e ka çuar larg, i kthehet edhe një herë sesionit fotografik në kopshtin botanik, e kënaqur me atë çka ka arritur deri tani. Edhe sikur modelingu të mbetet thjesht një ëndërr në sirtarin e saj plot me plane të bukura rinore, Xheni do të mbetet ajo vajza me stil, që me po aq stil e thjeshtësi di t’i jetojë edhe këto vite të bukura të adoleshencës, të paharrueshme për çdo njeri.

IMG_5852

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar23 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix23 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook