Një profesor i Universitetit Baylor në Texas është bërë shumë i famshëm dhe mediat amerikane janë duke transmetuar pa pushim historinë e tij dhe të bebes 4 muajshme Millie.

Katy Humphrey, studente e këtij universiteti ka marrë beben në një ditë të zakonshme leksioni pasi dadoja ishte sëmurë dhe në mëngjes kur duhej të nisej për në fakultet nuk kishte ku ta linte vajzën e mitur.

Profesori  Darryn Willoughby është treguar tejet human. Ai ka arritur të pushonte beben që ia nisi të qarës në mes të klasës dhe më pas ka vazhduar ta mbajë në dorë gjatë gjithë leksionit.

Foto: Profesori me beben ne klasëHT_professor_baby_floating_cf_160324_4x3_992

Ai është shprehur se është dhurata më e bukur të botë kur rrit një fëmijë dhe ka treguar edhe një lloj emisioni kur ka treguar se e kishte humbur këtë mundësi me fëmijët e tij tashmë në shkollë të mesme dhe universitet. Fotoja e profesorit që shpjegon leksionet me beben në krah është kthyer në virale dhe është duke u përhapur me shpejtësi, duke kaluar tashmë kufinjtë e një ngjarje vetëm amerikane.