Lidhu me ne

Mix

Fëmija juaj është super tekanjoz në ngrënie? Ja çfarë duhet të bëni

Shfletoni galerinë!
Photo Courtesy of Popsugar
Prezantojani shijet e reja gjatë fazës kur ngrihet në këmbë
Kur fëmija është duke mësuar të ecë, është koha më e mirë për ta bërë të provojë shije të reja. Në këtë periudhë mund edhe të provojë shijet e athëta, të cilat fëmijët i pranojnë me shumë vështirësi. Mund t’i jepni portokalle, pasi në këtë fazë është më pak i prirur të reagojë keq.
Përfshijeni në gatim
Sipas një numri studimesh, fëmijët që marrin pjesë në përgatitjen e një ushqimi janë më të prirur të duan të ushqehen. Kjo pasi të shijuarit të diçkaje për të cilën janë ‘munduar’ vetë është si një shpërblim pozitiv ndaj vetes.
Mësojeni ta pëlqejë ushqimin
Qasja e zakonshme e prindërve është t’i vënë fëmijët të provojnë disa ushqime, dhe pastaj t’u japin atë që u pëlqen. Por është më mirë nëse ju i ‘diktoni’ të pëlqejë një ushqim të caktuar. Jepjani disa herë një ushqim derisa të mësohet ta shijojë, dhe pastaj bëni të njëjtën gjë me ushqimet e tjera.
Jepjani ushqimin që nuk e pranon ndërsa i jepni atë që i pëlqen
Teksa i mëkoni ushqimin e tij të preferuar, përfitoni duke i dhënë nga një lugë nga ushqimi që mendoni se duhet të hajë. Mund të duhet ta bëni këtë 90 herë rresht, por duhet të këmbëngulni derisa ai të mësohet me shijen. Ka ushqime që duhet t’ia jepni medoemos, pasi trupi i fëmijës ka nevojë për to. Nuk mund të hiqni dorë!
Vërini një rregull: Provo të paktën pak nga të gjitha
Bëjani të qartë se ndonëse mund të mos i pëlqejnë të gjitha, duhet të paktën të provojë pak nga të tjerat dhe vetëm kështu do të mund ta hajë të gjithë atë që i pëlqen. Kështu nuk mërzitet as ai, as ju!
 

Është një prej fazave më të vështira që çdo nënë e kalon, por është diçka e zakonshme. Foshnjet janë në njohje të botës dhe gjithçka për ta është e re, ndaj shfaqin sjellje shumë dyshuese ndaj ushqimeve. Dhe derisa fëmija të mësohet me çdo shije, prindi has vështirësi gjatë ushqyerjes së tij. Megjithatë, ka disa sekrete për ta bërë djalin apo vajzën tuaj të pranojë më me lehtësi ushqimet e reja. Shfletoni galerinë!/Popsugar

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix7 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix7 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix7 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar7 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix7 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike7 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix7 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix7 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix7 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook