Alba Balla, motra e deputetit socialist dhe një prej drejtuesve më të rëndësishëm të PS-së, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës.

Bashkëshortja e Grigels Muçollarit, i cili u arrestua nga policia gjatë protestës së opozitës kundër betonizimit të Parkut të Liqenit, ka postuar në faqen e saj në Facebook shkrimin e citynews “Protestuesi në pranga, banditi në parlament”.

Komentuesi i parë në postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.

Motra e Taulant Ballës, shkruan nga profili me emrin Paris Alba, i cili është përdorimi i dy emrave, vajzës së saj të vogël Paris dhe emri i saj Alba.

Në komentin e saj, drejtuar bashkëshortes së Grigels Muçollarit, motra e deputetit socialist Taulant Balla, i cili është edhe kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, thekson se i vjen turp për ata që ka votuar. Alba është tepër e sinqertë dhe duket tepër e prekur nga akti kriminal i arrestimit të Grigels Mucollarit duke e dënuar veprimin e policisë.

grigels muco