Lidhu me ne

Kritike

Arrogant e prepotent

Deputeti socialist Vladimir Kosta në një postim në rrjetet sociale, ka etiketuar kolegun e tij Eduart Shalsi si “arrogant, prepotent dhe mohues”, pasi ka sqaruar debatet që kanë ndodhur në komision e Veprimtarisë Prodhuese. Kosta tha se ka propozuar në komision “që anëtarësimi në dhomën e tregtisë, të mos jetë i detyrueshëm për bizneset e Shqipërisë”

Reagimi i plotë i Kostës:



Përshëndetje miqve të mi dhe të gjithë atyre bizneseve që janë të interesuar të dijnë për ligjin mbi dhomat e tregtisë.

Kam qenë pjesë e kryesisë së dhomës në Tiranë , dhe meqë kam pak njohje për aktivitetin e dhomës, propozova në komision që anëtarësimi në dhomën e tregtisë, të mos jetë i detyrueshëm për bizneset e Shqipërisë.

Propozova në komision, të marrim pjesë, ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vet biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm?!

Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për tu marrë mendimin e tyre !

Ed Shalsi; nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit.

Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm.

Sapo e vertetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të dhomës amerikane të tregtisë.
Dhe mendimi i tijë është kundër asaj që do të bëni ju.

Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale.

vladi kosta

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 javë më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore2 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore4 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore7 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore9 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike9 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar9 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore9 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar9 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar9 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Facebook