Kioske
Tronditet historia: Gjeniu i të gjitha kohërave mund të ketë qënë femër!

Më shumë se 400 vjet pas vdekjes së tij, Shekspiri është ende dramaturgu më i njohur në planet. Më shumë se 38 drama të njohura të Shekspirit lexohen e vihen në skenë në 1 mijë mënyra, por përherë e më tepër, ka aludime që vënë në dyshim besimet bazë mbi legjendën e letërsisë.
Libri më i fundit i John Hudson, historian i njohur dhe studiues i mesjetës, sjell dëshmi për të vërtetuar se Shekspiri, në të vërtetë ishte një grua me emrin Amelia Bassano. Sipas historianit, Amelia ishte vajza e një familjeje hebrejsh nga Venecia, të cilët jetonin si muzikantë në oborrin mbretëror të Elizabetës së Parë. Ajo lindi në 1569-ën, dhe kur ishte adoleshente u bë e dashura e Lordit Chamberlain, i cili drejtonte teatrin anglez dhe ishte pronar i kompanisë teatrale që vuri në skenë veprat e Shekspirit.
‘Zonja e Errët’ e quan Hudson këtë grua dhe librin e tij. Sipas historianit, Amelia më vonë pati një marrëdhënie edhe me shkrimtarin e famshëm Christopher Marlowe, dhe përpara se të vdiste në varfëri të thellë, kishte mbetur shtatzënë. Ai argumenton se ka shumë arsye për të besuar se ka qënë ajo, e jo një mashkull që ka shkruar veprat e mëdha.
Një prej tyre është se shumë prej ngjarjeve të librave të Shekspirit nuk zhvillohen në Britani, por në shumë vende të tjera e sidomos në Itali, vendlindja e Amelie-s, dhe duket se Shekspiri zotëron dije të thella për këtë vend. ‘Ndërsa bota bëhet më pak seksiste’, ka thënë Hudson, ‘Mendoj se ka ardhur koha ta tregojmë historinë e vërtetë’. Megjithatë, vërtetimi i kësaj teze shkencërisht, me anë të ekspertizës së skeletit të Shekspirit është i pamundur; eshtrat e tij janë vjedhur në vitin 1794.
Burimi: DailyMail/Anabel

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu