Lidhu me ne

Kioske

Si janë sot fëmijët më të famshëm të ekranit shqiptar?

Artan Santo – Ilir Gjinari, ‘Guximtarët’
Artan Santo u kthye në një ndër autoritetet më të fuqishme në fushën e bankave në Shqipëri. Filmi i famshëm i vitit 1970, ‘Guximtarët’ do të kishte në qendër Artan Santon, ekonomistin dhe bankierin e suksesshëm, i cili do të humbte jetën në qershor të 2014-ës në një atentat.
Donald Kokona – Taulanti që kërkonte një motër
Donald Kokona ishte vetëm 4 vjeç kur protagonizoi një ndër filmat më të dashur shqiptarë për fëmijë. Shumë njerëz mund ta pyesin ‘Ku të kam parë?’, dhe habiten kur kuptojnë se ky arkitekt i suksesshëm 35-vjeçar, është Taulanti i vogël.
Herion Mustafaraj- Beni ecën vetë
Pasi jetoi rreth 25 vjet në Amerikë ku gjithashtu u mor me aktrim, Herion Mustafaraj, Beni që mësoi të ecte vetë, u kthye në Shqipëri në 2015-ën, dhe iu rikthye skenës. Ai ka marrë pjesë në shfaqje teatrale si edhe ka konkurruar në ‘Dance With Me’
Enea Zhegu – Tomka dhe Shokët e tij
Enea Zhegu njihet edhe për filma të tjerë, përmendim këtu ‘Lulëkuqet mbi mure’ apo ‘Njeriu me top’, megjithatë ishte ky rol protagonist që do ta shenjonte kujtesën e publikut shqiptar. Pas një shkëputjeje të gjatë, rreth 30-vjeçare, Enea Zhegu iu rikthye kinemasë me filmin televiziv ‘Milenium’, të regjisorit Besnik Bisha.
Eptan Lohja – Fatmiri, ‘Në shtëpinë tonë’
Fatmiri i ‘Në shtëpinë tonë’ mund të mos shihet shpesh në ekran, por ai ka gjetur suksesin në prapaskenë. Eptan Lohja është prej shumë vitesh drejtor i marketingut në TV Klan, si edhe themelues i një prej kompanive më të mëdha audio-vizuale në Shqipëri.
Manjola Begolli – Rudina, ‘2 herë mat’
Manjola Begolli ka thënë se nuk ia kishte idenë nga shahu! E megjithatë, ajo ka treguar pasionin e saj të kahershëm për matematikën, që e ka shtyrë të specializohet për ekonomi, e më pas të punojë në bankë.
Admir Sorra – Gjino, ‘Përrallë nga e kaluara’
Ishte 12 vjeç kur luajti rolin e një 14-vjeçari, një rol që do të mbetej në kujtesën e shqiptarëve. Por ai u tërhoq nga ekrani dhe nga Shqipëria, e shkoi për të jetuar në Itali. Më pas, u rikthye në vendin e tij për te jetuar në Vlorë, vendin e tij të lindjes.
Petro Papakosta – Partizani i Vogël Velo
Petro Papakosta luajti heroin e voël Velo në moshën 13-vjeçare. Ai u tërhoq nga kinemaja për t’iu përkushtuar një tjetër zhanri të artit: letërsisë. Petro Papakosta ka botuar një sërë vëllimesh poetike si edhe eseistike.
Zhaklina Dhimojani – Mimoza Llastica
Një llasticë, e pakënaqur, që ‘s’i qeshte buza’. Krejt ndryshe duket sot Zhaklina Dhimojani, e cila tani jeton në Zvicër. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë. Pasi u shpërngul në Zvicër, njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, juristin Stefan Blatter, me të cilin më pas do të kishte një vajzë, Alexi-n.
 

Kush ka jetuar dhe jeton në Shqipëri, nuk ka sesi të mos i njohë këto filma të famshëm, si edhe protagonistët e tyre: Fëmijët Heronj. Toma dhe Shokët e tij, Beni ecën vetë, Mimoza Llastica, 2 herë mat, 14 vjeç dhëndër…si edhe shumë filma të tjerë. Por duket se shumica prej protagonistëve të këtyre filmave të fondit të artë të kinemasë shqiptare, janë shkëputur nga ekrani dhe vëmendja publike. Disa prej tyre janë shfaqur shkurtimisht në filma të tjerë për t’u tërhequr shpejt nga kinematografia ose, nuk janë shfaqur më kurrë pas rolit që i ka bërë të famshëm. Të tillë janë përshembull ‘Suloja’ tek ‘Lulëkuqe mbi mure’, luajtur nga aktori Krenar Arifi, apo Tullumbacja tek ‘Beni ecën e vetë’ e cila pasi luajti tek ‘Mësonjëtorja’, u largua krejtësisht nga ekrani. Po të tjerët?

Ju kemi sjellë në galeri disa prej më të njohurve, ata me të cilët shumë fëmijë shqiptarë u identifikuan apo deshën të bëheshin si ata. Ata që hanin akullore në filma, si pakkush. Ku janë ata sot, që akullorja është ‘ligjëruar’ por kinemaja, thuhet, ende jo?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Si mund të ndihmojë magnezi me simptomat e menopauzës

Menopauza është procesi natyror biologjik që shënon fundin e ciklit menstrual. Për shumë gra, ky tranzicion mund të vijë me...

Mix1 ditë më herët

“Nuk ka të famshëm në Shqipëri” – thotë Fabian Basha

Këngëtari i njohur, Fabian Basha, ka qenë dje i ftuar në emisionin “Live From Tirana”. Ish-anëtari i grupit të njohur,...

Mix1 ditë më herët

Tre telefona inteligjentë Redmi për të bërë super fotografi

Redmi është një nën-markë e Xiaomi dhe në këtë artikull të dedikuar do të zbulojmë tre telefonat inteligjentë më të...

Mix1 ditë më herët

Studimi shkencor vërteton se cili film horror është më i frikshmi i të gjitha kohërave!

Cili është filmi juaj i preferuar i frikshëm? Epo, kjo është padiskutim çështje preference, por nëse po pyesni veten se...

Radar1 ditë më herët

Konstatimi i Arlind Qorrit: Çim Peka dhe Sokol Balla, të vetmit gazetarë që s’më ftojnë kurrë

Kreui i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka konstatuar se Çim Peka dhe televizioni i drejtuar prej tij Syri Tv dhe...

Mix1 ditë më herët

Nuk publikohet kënga e fundit e Liam Payne “Do No Wrong”!

Të shumtë ishin fansat e Liam Payne, që mezi prisnin këngën e tij më të re “Do No Wrong”, një...

Mix1 ditë më herët

Themeluesi i TikTok, Zhang Yiming bëhet njeriu më i pasur i Kinës

Themeluesi i ByteDance, Zhang Yiming, është identifikuar si individi më i pasur i Kinës, me një pasuri personale prej 49.3...

Kryesore1 ditë më herët

Trimëritë e Tiranës/Pse nuk u qëlluan me vezë deputetët vrasës dhe tutorë prostitutash?

Dikush qëlloi Fredi Belerin me vezë. Akuza ishte e rëndë: Ke vrarë dhe vjen këtu na bën karshillëk! Sigurisht që...

Mix2 ditë më herët

Kush është i dashuri i Gisele Bundchen? Gjithçka rreth Joaquim Valente

Joaquim Valente, instruktori jiu-jitsu në Miami dhe partner i supermodeles Gisele Bündchen, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për marrëdhënien e...

Mix2 ditë më herët

Sekretet për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm!

Flokët e gjatë dhe të shëndetshëm janë një simbol i bukurisë dhe shëndetit. Të gjithë dëshirojmë të arrijmë atë pamje...

Facebook