Lidhu me ne

Temporal

Kush e frymëzon arrogancën e pushtetit?

Nga Dritan Laci

Ato që po na shohin sytë dhe po na dëgjojnë veshët ditët e fundit i kalon caqet e një batute, e cila nisi dhe u përhap si një hit veror, por që shpejt u kthye në simbolin e një pushteti i cili ka humbur dukshëm qetësinë dhe llogjikën në këtë vit të parafundit të qeverisjes së tij nga të majtët.

Aq sa edhe vetë Rama i njohur si autori i batutës së famshme: “Prisni, prisni, se s’keni parë asgjë akoma” e ka tashmë të pamundur ti verë fre arrogancës gjithmonë e në rritje si të të tijve, ashtu edhe të drejtuesve vendorë të aleatit në qeverisje Ilir Metës.

Arrogancë e cila ka kaluar çdo cak të mundshëm, aq sa tani “rilindasit” bashkiakë dhe ata që vijnë nga dikasteret ministrore,  nuk mundohen ta fshehin as përballë kamerave. Madje, madje, nuk presin më as kamerat për të dhënë “shown” e tyre të radhës së arrogancës, por i marrin nga pas në aksionin e radhës së qërimit te hesapeve me ata që kanë guximin tu dalin kundër.

Siç ishte rasti i djeshëm në Gjirokastër, ku kryetarja e Bashkisë, Zamira Rami, si të ishte jo një kryebashkiake e nderuar por një shefe e rëndomtë kuadri, dha një nga show-t më të pabesueshëm televiziv, duke terrorizuar publikisht një juriste institucioni, pasi kishte dhënë show-n e parë me drejtuesin e Ujësjellësit.

Apo rasti i sotëm, kur kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, ju hakërrye një qytetare që po i qante hallin me fjalët: “Ta fus portofolin në gojë”

Apo ai i Kryetares së Bashkisë Përrenjas. Miranda Rira, publikuar edhe nëpërmjet një video të emisionit investigativ STOP, e cila çonte policët për të nxjerrë nga zyra juristen e institucionit, vetëm e vetëm se kjo e fundit nuk firmoste shkarkimet e saj abuzive nga puna.

Apo i ditës së sotme, ku kryebashkiku Veliaj, i cili tashmë është dënuar me damkën e përjetshme, të shkatërrimit të një parku, fyeu Presidentin e vendit, duke e quajtur: “Qesharak”.

Apo ai ministrit Beqaj, që si një gangster lagjeje, me nofullat e deformuara nga sforcimi i tepruar i çamçakëzit, kërcënonte gazetarin në spitalin e Shkodrës me fjalët: “Ta tregoj unë ty”

Po kush i frymëzon këta kryebashkiakë dhe ministra të kenë një sjellje të tillë prej Arturo Ui?

Kush u jep forcë këtyre të zgjedhurve tanë, ta përdorin mandatin dhe qytetet si të ishin Trusti i Lulelakrës apo Çikagoja dhe Cicëroja e viteve 30-40, dhe jo si të ishin qytetet dhe qytetarët të cilëve ata vetë u betuan se do të ishin shërbëtorë të drejtë të interesave të tyre?

Nëse do tu besonim fjalëve të Elvis Roshit, në mitingun e fundit elektoral, për zgjedhjet e vitit 2013, teksa gulçonte duke thënë se “Elvis Roshin nuk e tremb askush, pasi ai ka mbështetjen e Ramës” e lidhur kjo edhe me vetë hitin e Ramës: “Prisni, prisni se nuk keni parë asgjë”, atëherë nuk është e vështirë të gjesh frymëzimin e një arrogance të tillë.

A është kjo një shenjë se kjo qeverisje e ka humbur betejën me qetësinë dhe dashurinë?

A është kjo një shenjë se kjo qeverisje nuk ka çfarë jep më shumë se sa akte të tilla ç’nderuese si ajo e Veliaj të Tiranës, Tushes së Lushnjës, Zamirës së Gjirokastrës, Mirandës së Përrenjasit. Ilirit të Ministrisë së Shëndetësisë e shumë shokëve të tjerë Rilindas në radhë..

Dhe meqë e fillova me Arturo Ui, po e mbyll këtë shkrim po me një pjesë nga drama Arturo Ui, e dramaturgut gjerman Bertolt Brecht.

Momenti kur Ui mban fjalën para qytetarëve.

Çikagojanë dhe Cicërojanë!

Miq, bashkëqytetarë më dëgjoni. Kur Plaku Dogsboru, që ishte një burrë i ndershëm-I ndrittë shpirti aty ku është –mu lut me lot në sy që të mbroja tregtinë e zarzavateve të Çikagos, unë megjithëse i mallëngjyer thellë, nguroja pak, sepse nuk isha i sigurtë nëse do të mund të justifikoja atë besim aq të madh. Qyteti ruan të drejtën për të më zgjedhur. Unë s’dua të dëgjoj fjalën dakord nga surretër të pikëlluar.

Xhivola (Këmbëza e pistoletës së Artur Ui)- E pra të kalojmë në zgjedhje. Duart lart kush është me Artur Ui-në

Një cicërojan: A lejohet të largohesh?

Xhivola: Secili është i lirë të bëjë çfarë ti dojë zemra

(Cicërojani del më ngurrim jashtë. Dy të shtëna arme dëgjohen sakaq)

E pra gjithkush mund të heqë ose jo një paralele me këtë akt të shkëputur nga fjalimi i Arturo Ui.

Pasi sot Artur Ui është gjithmonë i pranishëm midis nesh, me apo pa pistoletë, burrë apo grua, i zgjedhur me votë të lirë apo të vjedhur, i veshur më pardesy të bardhë apo kostum firmato. Në fund të fundit a nuk vret njësoj arroganca e të pushtetshmit, si me plumba si pa plumba./OPINION

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook