Lidhu me ne

Temporal

Protokolli i Shtëpisë së Bardhë

white-house-701x467

Ndoshta për të justifikuar nivelin e ulët të pritjes në Shtëpinë e Bardhë, por gjithsesi në mënyrë të panevojshme, Kryeministri Rama bëri hapin e pazakontë për të “sqaruar” në publik protokollin e Shtëpisë së Bardhë, duke u shprehur:

“Ata që kërkojnë transparencë nga Shqipëria nuk dinë çfarë kërkojnë pasi harrojnë që unë nuk jam Presidenti i Shqipërisë, jam kryeministri dhe takimi nga pikëpamja protokollare zhvillohet me pritjen nga Zëvendës Presidenti dhe pastaj Presidenti bëhet pjesë e takimit.”

Në fakt, pretendimi i Kryeministrit Rama është krejtësisht i pa vërtetë: Presidenti Obama pret në Shtëpinë e Bardhë jo vetëm kryeministra por edhe ministra, madje edhe me ceremoni zyrtare protokollare. Mjafton të shikosh takimet e përditshme të Presidentit Obama dhe e kupton se “sqarimi” i Kryeminsitrit Rama se nuk u prit ngaqë nuk është president i vendit është justifikim keqinformues.

Por, nga ana tjetër Kryeministri Rama ka të drejtë për rastin e takimit të tij: atij ju rezervua formati jozyrtar dhe më i ulët, i cili ofrohet kur vizita në Shtëpinë e Bardhë bëhet për takime me zyrtarë të tjerë dhe jo Presidentin. Nëse një zyrtar i huaj—i cili ka takim me ndonjë zyrtar të ndryshëm nga Presidenti—kërkon të takojë edhe Presidentin, ky i fundit mund t’i bashkohet takimit që po zhvillohet mes tyre. Ky lloj takimi jozyrtar me Presidentin njihet, në protokollin e Shtëpisë së Bardhë, si “seancë pune” e Presidentit dhe nuk cilësohet vizitë.

Më poshtë po sqarojmë rregullat protokollare të qeverisë amerikane për vizitat në Shtëpinë e Bardhë, të renditura sipas shkallës së rëndësisë.

  • Vizitë shtetërore – Është vizita e nivelit më të lartë e cila i ofrohet vetëm kryetarëve të vendeve —presidentëve ose monarkëve—me ftesë të Presidentit të SHBA-ve. Vizita përfshin pritje dhe parakalim me roje nderi, takim me Presidentin dhe darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.
  • Vizitë zyrtare – Është vizitë e cila u rezervohet krerëve të qeverive, me ftesë të Presidentit, e cila përfshin takim me Presidentin, darkë apo drekë zyrtare, konferencë të përbashkët për mediat dhe qëndrim në rezidencën Blair House.
  • Vizitë zyrtare pune – Është vizita e cila u ofrohet si krerëve të shtetit ashtu dhe të qeverive. Vizita përfshin takim me Presidentin ku diskutohen marrëdhëniet dhe politikat ndërmjet dy vendeve.
  • Vizitë pune – Është vizita që nuk ka nevojë për ftesë nga Presidenti, por bëhet me kërkesë të palës së interesuar dhe përfshin takim me Presidentin.
  • Vizitë private – Është vizita e nivelit më të ulët, e cila përfshin takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të tjerë veç Presidentit. Nëse me rastin e pranisë së tij në Shtëpinë e Bardhë, zyrtari i huaj kërkon të takojë edhe Presidentin, ka raste kur ky takim i mundësohet nga Presidenti, i cili i bashkohet takimit që po zhvillohet mes zyrtarit të huaj dhe zyrtarit të Shtëpisë së Bardhë. Ky lloj angazhimi i Presidentit quhet zyrtarisht “seancë pune” e Presidentit.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook