Lidhu me ne

Sport

Ky është nderimi më i madh për një futbollist


Në futboll, është kthyer në një traditë që për lojtarët më të mëdhenj tërhiqet nga qarkullimi numri që ai ka mbajtur në një klub të caktuar.

Megjithatë, një numër mund të tërhiqet për shumë arsye dhe më poshtë janë disa nga emrat më të njohur të cilëve u është tërhequr numri nga qarkullimi:

1 Mark-Vivien Foe (Man Siti #23)

Mesfushori kamerunas humbi jetën në fushë nga një atak në zemër. Mançester Siti i tërhoqi nga qarkullimi fanellën me numër 23 në shenjë nderimi, ashtu si bëri edhe ish-klubi i tij Lensi, me fanellën numër 17.

2 Xhanfranko Xola (Çelsi #25)

Çelsi nuk e ka tërhequr zyrtarisht numrin e Xolës, por numrin 25 nuk e ka përdorur askush që kur u largua italiani. Edhe Xhon Terri e mori numrin 26 për të qenë pranë numrit të Xolës.

Gianfranco-Zola

3 Paolo Maldini (Milan #3)

Nuk ka nevojë për shumë fjalë, për të thënë kush është Paolo Maldini në historinë e Milanit. Megjithatë, numri 3 i tij do të trashëgohet nga njëri prej djemve të tij, nëse do të arrijnë të luajnë te Milani.

Paolo-Maldini

4 Havier Zaneti (Inter #4)

Në gjysmën zikaltër të Milanos krenaria quhet Havier Zaneti dhe numri 4 i argjentinasit nuk vishet më.

Javier-Zanetti

5 Diego Maradona (Napoli #10)

Maradona, Napoli: një binom i pandashëm për shumë vite dhe një emër i paharruar në Napoli dhe jashtë tij. Gjithçka ka fituar Napoli, ia ka borxh argjentinasit, ndaj edhe numri 10 është hequr nga qarkullimi.

Diego-Maradona

6 Raul (Shalke #7)

Çmenduri: Raul është një legjendë e Real Madridit, por numrin e tij e hoqi nga qarkullimi Shalke, ku spanjolli luajti 2 vjet. Megjithatë, një vit më pas Shalke e kuptoi se ai gjest ishte i tepruar dhe e ktheu numrin 7 në qarkullim.

Raul

7 Bobi Mur (Uest Hem #6)

Për 16 vjet Bobi Mur i shërbeu Uest Hemit, duke fituar ndërkohë edhe Kupën e Botës e duke dalë i dyti në garën për Topin e Artë. Krenaria e Uest Hemit.

Bobby-Moore

8 Johan Krujf (Ajaks #14)

Numri 14 në futboll ka vetëm një kuptim: Johan Krujf. Ajaksi eka hequr atë numër nga qarkullimi që në vitin 2006.

Johan-Cruyff

9 Mathjë Valbuena (Marsejë #28)

Valbuena ka qenë shumë i respektuar në Marsejë dhe në vitin 2014, kur iku në Rusi, klubi hoqi nga qarkullimi numrin 28. Megjithatë, tani Valbuena shtë kthyer te Lioni dhe kjo është tradhti e pafalshme, ndaj numri është kthyer të qarkullim.

Mathieu-Valbuena

10 Karel Poborski (Çeske Budejovice #8)

Mesfushori i famshëm i Republikës Çeke, ai që i hoqi titullin Interit kur luante me Lacion në fillim të viteve 2000, është një mit sidomos te klubi çek i Çeske Budejovices.

Karel-Pob

11 Ferenc Pushkash (Honved #10)

Simboli i një brezi të artë të Hungarisë së Madhe, i cili ka luajtur më shumë se 300 ndeshje me Honvedin, duke shënuar më shumë se një gol për ndeshje. I detyruar nderimi për të.

F-Pusk

11 Roberto Baxhio (Breshia #10)

Kur ishte 33 vjeç, Baxhio shkoi në Breshia në vitin 2000, por shënoi 45 gola në 95 ndeshje dhe u bë hero në Breshia, ndaj klubi e nderon përgjithmonë.

Roberto-Baggio

12 Daniel Harke (Espanjol #21)

Një tjetër lojtar i ndarë nga jeta duke luajtur futboll. Ish-lojtari i Spanjës U19 u nda nga jeta në moshën 26-vjeçare për një atak në zemër, vetëm një muaj pasi u bë kapiten i Espanjolit. Iniesta i kushtoi golin që i dha Kupën e Botës Spanjës në vitin 2010.

Andres-Iniesta

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook