Lidhu me ne

Temporal

Panama Papers — Pasojat e deritanishme

panama-001-701x526

Në 3 prill 2016, u bënë publike rreth 11,5 milionë dokumenta të brendëshme sekrete të kompanisë panameze Mossack Fonseca, një ndër kompanitë më të mëdha botërore të shërbimeve ligjore-financiare offshore. Dokumentat i ishin dërguar, një vit më parë, në mënyrë anonime gazetës gjermane Sueddeutsche Zeitung.

Dokumentet dëshmuan ndër të tjera, se politikanë, biznesmenë e njerëz të tjerë të shquar, nga rreth 200 vende të botës ishin përfshirë në aktivitete offshore, të cilat, në në parim, mundësojnë fshehjen e pasurisë, shmangien e taksave, pastrimin e parave.

Dokumentat përmbanin të paktën 140 emra politikanësh të niveleve të larta, përfshi disa kryetarësh shtetesh apo qeverish.

Një valë reagimesh publike shpërtheu në një sërë vendesh:

Më 5 prill, Islandë, Kryeministri Sigmundur David Gunnlaugsson u dorëhoq. Ai dhe gruaja e tij zotëronin një kompani offshore, të krijuar në vitin 2007 dhe të regjistruar në ishullin Sejshell.

Më 5 prill, Ukrainë, kryetari i opozitës kërkoi një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit Poroshenko, i cili kishte aksione në një kompani në Ishujt Virxhin. Kompania ishte krijaur në periudhën e konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë në vitin 2014.

Më 9 prill, Britani, qindra protestues kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Kamerun. Kryeministri Kamerun përfitoi 40 mijë euro, në vitin 2010, nga shitja e aksioneve të një kompanie offshore të krijuar nga babai i tij.

Më 14 prill, Pakistan, opozita protestoi kundër kryeministrit të vendit, pasi katër fëmijët e tij zotëronin kompani offshore në parajsat fiskale.

Më 15 Prill, Spanjë, dha dorëhoqjen ministri i industrisë José Manuel Soria, i cili zotëronte dy kompani offshore, një të regjistruar në Bahamas dhe një tjetër të regjistruar në Ishullin Jersey.

Ndërkohë, qeveritë e disa vendeve autokratike ndëshkuan gazetarët dhe mediat që publikuan të dhënat e Panama Papers:

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, i kërkoi mbështetësve të tij t’ju bënin presion gazetarëve që morën pjesë në hetimin e skandalit. Ai publikoi në llogarinë e tij në Twitter emrat e gazetarëve pjesmarrës në hetim.

Në Venezuelë u pushua nga puna gazetari investigativ Ahiana Figueroa, pjesë e grupit investigues të Panama Papers.

Në Tunizi u sulmua nga hakera elektronikë një portal online informatik, pasi bëri publike kompaninë offshore të një këshilltari të ish-presidentit të vendit./EXIT

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook