Kush e kishte menduar se ajo, trimja nga Vlora, ka frikë nga qentë? Për Aurela Gaçen, zor se do të mendonte dikush se mund të mposhtej, aq më tepër nga qentë. Por e ka zbuluar vetë, në emisionin “E diela shqiptare.”

Në rubrikën e gatimit me Blerina Bombajn, Aurela Gaçe ka qenë e ftuara e mikeshës së saj, Eli Fara, së bashku me Agron Llakajn. Në një video të postuar në rrjetin e saj në Instagram, Aurela tregon se si ia zbuluan më në fund sekretin dhe i nxorën bojën duke ua treguar të gjithëve pikën e saj të dobët.