Lidhu me ne

Kryesore

Lotaria Amerikane, kur dalin rezultatet 2016

78ee23c69d0a620609e5bba84d24bdd6

Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016, deri të paktën më 30 qershor 2017, në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë, nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë për të rishikuar Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj.

Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union. Të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do t’u caktohet një numër individual dhe nё përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar, etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të kenë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 3 maji 2016 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov.

Në qoftë se jeni përzgjedhur dhe ndiqni udhёzimet e dhëna online nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve, Qendra Konsullore nё Kentucky (KÇ) e Departamentit tё Shtetit do të shqyrtojë rastin derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një Ambasadë ose Konsullatë të SHBA, ose derisa ata që ndodhen në SHBA, të aplikojnë në një zyrë lokale të USCIS për të rregulluar statusin.

A do të marr unë informacion nga Departamenti i Shtetit me adresë elektronike (e-mail) apo me postë?

Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane, asnjëherë nuk ka dërguar e-mail për të njoftuar ata individë që kanë janë të përzgjedhur, dhe nuk planifikon që të përdorë e-mail për qëllime të tilla si programin e DV-2017. Nëse ju jeni përzgjedhur, ju vetëm do të merrni e-mail komunikimi në lidhje me caktimin tuaj për vizë, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit tё tё Regjistruarve. Këto emaile nuk do të përmbajnë informacion mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t’ju tregojnë se detajet takimit janë në dispozicion dhe ju duhet pastaj të kontrolloni Statusin e tё Regjistruarve. Vetëm faqet e internetit që përfundojnë me prapashtesën “.gov” janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqet e internetit të tjera (p.sh., me prapashtesat “. Com”, “. Org,” ose “. Net”) mund të sigurojnë informacione në lidhje me emigracionin dhe shërbimet e vizave. Departamenti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizon informacionin ose materialin në këto faqet e tjera të internetit. Ju mund të merrni email nga faqet e internetit që përpiqen t’ju mashtrojnë t’u dërgoni para apo informacionin tuaj personal. Mund t’ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacionet në lidhje me procedurat e emigracionit, të cilat janë të gjitha në dispozicion falas në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatës. Përveç kësaj, organizatat apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me lotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimeve, mund të ketë të ngjarë që ju kurrë nuk ta shihni ata përsëri. Gjithashtu, mos dërgoni informacion personal në këto faqe interneti, pasi mund të përdoret për mashtrim ose vjedhje të identitetit.

Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhur? A do të njoftohem?

Ju mund të kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj për DV-2017 nëpërmjet Kontrollit të Statusit tё tё Regjistruarve (Entrant Status Check) në faqen e internetit E-DV www.dvlottery.state.govduke filluar nga 3 maji 2016, deri më 30 qershor 2017. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2017. (Informacioni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV-2016, është në dispozicion në internet nga 5 maji 2015, deri në 30 qershor 2016.) Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë.

Nëse jam përzgjedhur, për sa kohë kam të drejtë të aplikoj për një vizë të kategorisë së DV-së?

Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV-2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Pa përjashtim, të gjithë aplikantët e përzgjedhur dhe të pranueshëm duhet të pajisen me vizë ose të rregullojnë statusin e tyre deri në përfundim të vitit fiskal. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017 (fundi i vitit fiskal). Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV-2017 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Aplikantët që aplikojnë jashtë kufijve tё Amerikёs do të marrin një njoftim nga Departamenti nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së katër deri në gjashtë javë përpara datёs sё takimit të planifikuar pёr intervistё.

Sa kushton regjistrimi në programin e E-DV-së?

Aktualisht, nuk ka asnjë tarifë për t’u regjistruar elektronikisht për lotarinë. Sidoqoftë, nëse ju jeni përzgjedhur, duhet të paguani të gjitha tarifat për vizë të kërkuara në kohën e aplikimit për vizë si dhe intervistë drejtpërdrejt tek arkëtari konsullor në Ambasadën e Shteteve te Bashkuara apo Konsullatë. Nëse ju jeni një i përzgjedhur që ndodheni tashmë në SHBA, dhe aplikoni pranë USCIS për të rregulluar Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov Faqe 16 në 20 statusin, ju do t’i paguani të gjitha tarifat e kërkuara direkt pranë USCIS. Nëse jeni përzgjedhur, ju do t’i merrni detajet mbi tarifat e kërkuara të aplikimit për vizë emigrimi të DV-së bashkë me udhёzimet e dhëna nëpërmjet faqes së internetit të E-DV-së në www.dvlottery.state.gov.

Si dhe ku do tё paguaj tarifat e vizës së emigrimit dhe DV-së nëse jam i përzgjedhur?

Nëse ju jeni një aplikues i përzgjedhur rastësisht, ju do të merrni udhёzimet mbi shqyrtimin e aplikimit të vizës së DV-së nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve tekwww.dvlottery.state.gov. Ju do të paguani të gjitha tarifat e DV-së dhe vizës së emigrimit personalisht vetëm në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA-së në kohën e aplikimit për vizë. Arkëtari konsullor do ju japë menjëherë një faturë të qeverisë së SHBA-së për pagesën. Mos i dërgoni para askujt për tarifat e DV-së nëpërmjet postës, Western Union, ose kujtdo shërbimi tjetër dërgesash nëse ju jeni duke aplikuar për një vizë emigrimi në një Ambasadë ose Konsullatë të Shteteve të Bashkuara. Nëse ju jeni përzgjedhur dhe ndodheni tashmë në Shtetet e Bashkuara, dhe planifikoni të depozitoni një kërkesë për rregullimin e statusit pranë USCIS, fleta e udhёzimeve e aksesueshme nëpërmjet Kontrollit të Statusit të tё Regjistruarve tekwww.dvlottery.state.gov përmban udhёzime të veçanta se si të dërgoni tarifat e DV-së pranë një banke amerikane.

Nëse aplikoj për DV, por nuk kualifikohem për të marrë një vizë të tillë, a mund të më rimbursohet tarifa që kam paguar për vizë?

Jo. Tarifat e vizave nuk mund tё rimbursohen. Ju duhet të përmbushni kualifikimet për vizë ashtu siç është specifikuar në këto udhёzime. Në rast se zyrtari konsullor vendos se ju nuk i përmbushni të gjitha kërkesat për vizë ose se ju nuk jeni i pranueshëm për Vizёn e Shumëllojshmërisë, sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, oficeri nuk mund t’ju lëshojё vizë dhe do t’ju mbahen tarifat e paguara.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook