Lidhu me ne

Aktualitet

Kush ia jep sekretet Berishës?

image-1

Në arenë debati është kthyer mbledhja e Komisionit të Jashtëm në Kuvend ku rrjedhja e informacionit për arrestimin e Arben Frrokut në Hollandë është bërë objekt diskutimi.

Dade i kërkoi llogari drejtorit të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi, për mënyrën sesi ka rrjedhur ky informacion në një kohë që Berisha nuk ka certifikatë sigurie.

“Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura. Kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar”, ka thënë Dade në debatin e zbardhur nga Panorma duke akuzuar vetë SHISH që i jep informacionet ish kryeministrit.

DEBATI I PLOTË NË KOMISION

Arta Dade: Kemi marrëveshje me Holandën?

Arben Seferi: Jo. Ka pasur një përpjekje vite më parë, por nuk është arritur për shkak të kompleksitetit që ka pala holandeze, sepse ka dy autoritete të sigurisë kombëtare, një për pjesën civile dhe një për anën ushtarake.

Arta Dade: Me arrestimin e fundit, si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush i cili nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura. Kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?

Arben Seferi: Nuk mund të flasim për një rast konkret.

Arta Dade: Jo, por për këtë rast konkret unë dua shpjegime. Ju po thoni që janë instrumentet kaq mirë dhe nuk kemi nevojë për gjë. Edhe pastaj vetëm kur na del në media, se mirë kur del edhe nuk është i saktë, por më e bukura është se del edhe i saktë. Si ta shpjegojmë këtë?

Arben Seferi: Nuk flasim dot për një rast konkret.

Arta Dade: Nga rrjedh ky informacion? Rrjedh nga ne këtu? Rrjedh nga strukturat që kanë autoritetin për informacionin e klasifikuar, apo rrjedh nga një vend “X” në rastin konkret nga Holanda?

Arben Seferi: Ky është një rast shumë specifik në fakt, por me legjislacionin tonë, pronar i informacionit është ai që e prodhon. Dhe në rastin konkret, ai që e ka prodhuar dhe i ka dalë ka edhe detyrimin ligjor që të ngrejë struktura të tilla për të verifikuar deri në fund çfarë ka ndodhur me personat përgjegjës dhe në raste të veçanta merren edhe masa.

Arta Dade: Jo se atë e dërgonte homologu i vet, më duket mua. Apo jo? Kështu që nuk është përgjegjës vetëm ai që e prodhon informacionin, është përgjegjës edhe ai që e ka marrë informacionin, detyrimet janë nga të dyja palët. Ai që e merr, që e ka në dispozicion informacionin, çfarë bën? Ia çon ish­kryeministrit, shokut të vet. Këto janë shqetësime, pikërisht se ndodh diçka, njerëzit marrin masa, prodhojnë ligje, sepse duke i shpjeguar secilit se të gjithë kur bëjnë gabim veten e vet e konsiderojnë rast të veçantë. Kush e nxjerr informacionin? Se pastaj dalin raste më shqetësuese, nuk tregohet seriozitet për partnerët, më e pakta. Më e shumta mund të marrin edhe masa që ta shpëtojnë, ata që kanë marrë, gjithmonë dhe e kanë shpëtuar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook