Lidhu me ne

Kioske

Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.

Aurela Gaçe
‘U ndjeva se rilinda përsëri kur e mora në duar’, është shprehur Aurela Gaçe.Grace, ‘Hiri i Perëndisë’ është fëmija e parë për të, lindur nga dashuria me bashkëshortin e saj, Skerdin. Grace erdhi në jetë më 13 nëntor të 2011-ës.
Inis Gjoni
Inis Gjoni u bë nënë për herë të parë në dhjetor të 2011-ës. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën do ta quante Coco Antonel.
Erjona Kakeli
Aktorja Erjona Kakeli solli në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Salsano Rrapi, në janar të 2016-ës. Një dashuri prej rreth 10 vitesh mes tyre, do të kurorëzohej me një vajzë.
Rudina Magjistari
Në 30 nëntor 2015, Rudina Magjistari solli në jetë fëmijën e saj të parë. Vajza e quajtur Mia erdhi në jetë nga dashuria e moderatores me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami. Ajo ka marrë një pushim nga ekrani për t’iu përkushtuar vajzës së saj, së bashku me partnerin.
Sonila Meço
Amaris erdhi në jetë në 5 nëntor 2011. Moderatorja e njohur lindi fëmijën e saj të parë, një vajzë e cila e mbushi me dashuri ‘sa për dy’, siç ka thënë Sonila Meço.
Zamira Kita
Aktorja e njohur korçare ka luftuar shumë për të pasur një fëmijë. Edhe pse priti më shumë se ç’do të kishte dashur, vajza e lindur në moshën 40-vjeçare i solli hare dhe i ngjalli dashurinë mëmësore. Ajo thotë se së bashku me bashkëshortin, Benin dhe vajzën Enira, tashmë 13 vjeç, janë më në fund një familje e plotë.
Ilva Tare
Melody do ta quante Ilva Tare fëmijën e saj të parë, një vajzë të lindur nga dashuria e saj me deputetin Eduart Selami. Ajo erdhi në jetë në 1 korrik 2015.
Inva Mula
Në maj 2012, sopranoja e famshme Inva Mula solli në jetë fëmijën e parë nga martesa me Hetem Ramadanin. Vajza e quajtur Nina, si nëna e Inva Mulës, tashmë ka mbushur 4 vjeç. Inva ka edhe një djalë 21-vjeçar, Anthony, nga martesa me ish-bashkëshortin, Pirro Çako.
Linda Rama
Në 25 korrik 2014 Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Zaho Rama. Shtatzania dhe lindja e tij ishte një surprizë për të gjithë; Linda dhe Edi Rama preferuan të mos e shikonin gjininë e fëmijës deri në ditën kur ai lindi.

Thuhet se mosha më e ‘shëndetshme’ për t’u bërë nënë është 20-30 vjeç, kur fertiliteti është në kulmin e tij dhe rreziku është më i vogël se në moshat më të vona. Megjithatë, ekspertët veçojnë se sa më e pjekur të jetë një grua, aq më e vetëdijshme është ajo si nënë, ndaj të sjellësh në jetë një fëmijë pas moshës 35-vjeçare, ka shumë përparësi.

Si grua, e kupton më mirë ç’do të thotë të rrisësh një njeri, ta edukosh, t’i kushtosh kohë; trupi yt rigjenerohet dhe sipas studimeve, një shtatzani mbi të 30-at mund të ndikojë në kohëzgjatjen e viteve të ciklit menstrual.

Duke lënë pas shkencën, i kthehemi klishesë më të dashur: nëna mbetet nënë, në çdo moshë e kohë. Në galeri kemi renditur disa nga nënat e famshme shqiptare, të cilat kanë sjellë një fëmijë në jetë pas moshës 35-vjeçare./Anabel

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook