Lidhu me ne

Kryesore

Çështja “Noka-UDB” dhe “suspekti” i një ish-presidenti

topi-dhe-berish1_2016_05_26_22

Dje paradite ka folur për  çështjen “Flamur Noka – UDB” edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, një parti që siç njoftohet ka zhvilluar sot punimet e Asamblesë Kombëtare. Tha Topi:  “Mbi bazën e disa të dhënave që s’janë të miat por janë të ekspozuara, ish Ministri i Brendshëm ka një suspekt të fortë që duhet t’i sqarojë, për lidhjet me Shërbimin Sekret Jugosllav. Me shërbimin informativ serb. I takon atij t’i sqarojë. Dhe po i kthehem një pyetje që e kam bërë në momentin kur isha president. Ka qenë një qëndrim konstant nga ana ime për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.  Pse ndryshoi drafti i vitit 2006? Ai draft kishte dy autorë, personin tim dhe zotin Majko. Dhe në vitin 2008-ë, erdhi në një formë tjetër. Dhe pyetja ka qenë e drejtpërdrejtë për ish-kryeministrin, pse brenda draftit ligjor, zotëri, nuk e fut kategorinë e bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja? Përgjigjen s’e mora asnjëherë. E di ai”, u shpreh Topi, i cili u bë ministër në vitin 1996, thjesht dhe vetëm për vullnetin e Sali Berishës.

 

Zoti Topi ka qenë president dhe në këtë detyrë ai përgjigjej për sigurinë kombëtare dhe ka patur privilegjin e informacionit të klasifikuar. Një nga detyrat e Presidentit është edhe pranimi i letrave kredenciale nga ambasadorë të vendeve të tjera. Për këtë ka një procedurë ligjore konkrete, ndërkohë që Presidentit i njihet kjo e drejtë me Kushtetutë. “Presidenti…pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në nenin 92, pika 2 të Kushtetutës sonë.

 

Procedurialisht këtë e rregullon ligji nr. 9095, dt.2 korrik 2003, “Ceremoniali Zyrtar i Republikës së Shqipërisë”. Në Kapitullin II, pika 1.1 dhe pika 1.2 thuhet: “Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe praktikat ndërkombëtare, Ambasadorët e huaj akreditohen tek Kryetari i Shtetit si përfaqësues  të  Kreut   të   Shtetit   të   tyre.  Akreditimi   i  Ambasadorëve  si proces   kalon   në   disa   shkallë   gjatë   të   cilave   kërkohet   plotësimi   i formaliteteve të paracaktuara.  Procedura   fillon   me   marrjen   e   kërkesës,   në   formën   e   një   note diplomatike   për   agrement,  e   cila   i   dërgohet   Protokollit   të   Shtetit   nga ambasada e vendit kërkues në Shqipëri, që vjen nëpërmjet njoftimit të përfaqësisë diplomatike shqiptare në atë vend, ose nga një vend i tretë. Pas kësaj, përgatitet nga Protokolli i Shtetit një informacion vlerësues, i cili së bashku me CV-në përkatëse i dorëzohet Presidentit të Republikës”(http://documents.tips/documents/ceremoniali-zyrtar-rsh.html).

 

Pra është Presidenti që vendos në në instancë të fundit nëse do të vijohet apo jo me akreditimin e një ambasadori të huaj në Shqipëri. Në informacionin vlerësues përfshihen të dhëna për aktivitetin e kandidatit që është propozuar, qëndrime të tij publike si dhe vlerësime të klasifikuara për qasjen ndaj vendit apo çështje të ngjashme.

Nisur nga të gjitha këto na lind e drejta të pyesim – në dritën e rrjedhimeve të kuadrit rregullues ligjor të mësipërm – a ka patur ndonjë rast kur institucione të ndryshme në Shqipëri kanë vlerësuar me “jo” ndonjë kandidat për ambasador nga ndonjë vend i huaj? Dhe nëse po si është vepruar gjatë presidencës Topi? Siç mund të merret me mend nuk e kemi fjalë për Suspekte, por për të dhëna nga institucionet shtetërore.

 

Një sqarim mbi zbatimin e këtyre rregullave do na jepte një tablo më të qartë sesi sillen drejtuesit për kësi çështjesh, meqenëse aktualisht po diskutohet për një deputet kur institucionet e kohës kanë dhënë përgjigje. Kjo do të vlente si pyetje edhe për ish-presidentët e tjerë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix3 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix3 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix3 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar3 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook