Lidhu me ne

Kryesore

Kushti kryesor i Shqipërisë për Greqinë: Shfuqizimi i Ligjit të Luftës

 Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar disa kushte për homologun e tij grek, Nikos Kotzias, përpara se ky të vizitojë Tiranën në fillim të qershorit. Siç është bërë e ditur, Kotizas vjen me disa propozime, ndaj edhe Bushati, ka ndarë me opinionin shqiptar, kërkesat e palës shqiptare. “Nuk ka kushte nga Shqipëria dhe nga Greqia, ka një dialog të vërtetë, propozime, hulumtime për mënyrën më të mirë sesi mund të adresohen këto lloj problematikash. Por natyrisht, nëse mund të flasim për një vijë të kuqe, vija e kuqe qëndron te koncepti që ne kemi investuar në këtë proces. Që do të thotë ndërsjellësi, që do të thotë dialog mes dy fqinjësh të barabartë, të përgjegjshëm, anëtarë në NATO, që shikojnë nga e ardhmja e përbashkët europiane. Dy fqinjë që respektojnë njëri-tjetrin, respektojnë traditat kushtetuese dhe, natyrisht, respektojnë modelet që e kanë frymëzimin tek e drejta ndërkombëtare. Pavarësisht se ne i ndajmë në 3 kapituj, janë çështje që kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.

Nëse flasin për shfuqizimin e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, ka lidhje me rishikimin e teksteve të historisë, ka lidhje me çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë dhe shtetit shqiptar në Greqi. Ka lidhje gjithashtu me nderimin për të rënët grekë në territorin shqiptar, sepse duhet që të përfundojë lufta, në mënyrë që të fillojnë të gjitha proceset e tjera. Shfuqizimi ka vlera të drejtpërdrejta politike dhe ligjore, apo adresimi i çështjes çame, si një çështje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në përputhje me standardet ndërkombëtare, do t’i shërbente shumë klimës së besimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha Bushati në një intervistë për Top-Channel.

Mbetet për t’u parë rezultati, por duket se Tirana zyrtare është në kërkim të një fitoreje diplomatike, publicitare, e cila kërkohet në tavolinë direkt. Pala greke ka detyrimin të japë një përgjigje zyrtare për këtë kërkesë, e cila po shërbehet si paradigmë për rinovimin e Traktatit të Miqësisë dhe mandej trajtimin e disa çështjeve të tjera. Deri më sot Athina ka deklaruar se ekzistenca e Traktatit të Miqësisë presupozon rënien e ligjit të luftës, por aktualisht qeveria shqiptare kërkon një akt formal të parlamentit grek që do të rrëzonte çdo dyshim.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet1 ditë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook