Lidhu me ne

Kryesore

Asnjë përgjegjës për helmimin tek Artigiano

1

Blerina Spaho
AKU nuk ka asnjë informacion në lidhje me helmimin tek Artigiano. Zëdhënësi për shtyp i Autoritetit të Kontrollit të Ushqimeve, Granit Sokolaj, u shpreh se ky institucion nuk disponon asnjë dokument apo të dhënë mbi atë çka ka ndodhur disa ditë më parë ku rreth 50 persona pësuan helmim ushqimor tek bar-restorant Artigiano në zemër të ish-Bllokut.
AKU “jashtë loje”
Sipas Granit Sokolaj AKU nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor pasi e ka gjetur këtë lokal të bllokuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe ende nuk posedon ndonjë informacion mbi analizat e kryera të monstrat e ushqimeve të marra tek ky restorant. Sokolaj gjithashtu është shprehur se në muajin shkurt ky restorant është gjobitur me 100 mijë lekë për mosdisponim të dokumenteve shoqëruese të disa produkteve që përdoreshin për gatim.
Nuk është salmonelë!
Ndërkohë shefja e epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Ermelinda Murati është shprehur se nga analizat e kryera mbi monstrat e ushqimeve të marra nga restoranti Artigiano, asnjëri prej tyre nuk rezulton të jetë infektuar me salmonelë. “Do të bëjmë kontrolle të tjera, por deri më tani nuk na rezulton se personat e shtruar gjatë javës së kaluar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” të jenë helmuar nga salmonela si pasojë e konsumimit të ushqimit në këtë restorant”, tha Dr. Linda Murati.
Ndonëse analizat dhe kontrollet për këtë rast vazhdojnë, asnjë institucion përgjegjës nuk ka një përgjigje se pse përfunduan në spital dhjetëra persona me temperaturë të lartë, të vjella dhe marrje mendsh të forta.
Mirë që siguria në restorante është bërë si ruleta ruse “të zë, s’të zë”, së paku a mund t’u thuhet këtyre njerëzve se çfarë i çoi në spital?!

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook