Lidhu me ne

Kryesore

Nuk ndalet dyshja Rama-Veliaj

Screen-Shot-2016-06-12-at-23.16.50-701x403

“Pallati do të bëhet nga e para, është sot totalisht i amortizuar,” – deklaroi të dielën, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Sipas Zoti Veliaj projekti për ndërtimin e tij do të bëhet brenda vitit.

Deklarata ngre dyshime serioze, pasi vendimi për prishjen e apo tjetërsimin e pronave të Bashkisë merret nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Kryetari i Bashkisë. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka marrë asnjë vendim dhe, madje, nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë çështje.

Atëherë, kush dhe si e ka vendosur prishjen e Pallatit të Sportit Asllan Rusi?

Përgjigjja mund të merret me mend: Kryeministri Edi Rama, në mënyrë arbitrare dhe të jashtëligjshme. Natyrisht vendimin e tij do ta “miratojë” zyrtarisht Këshilli Bashkiak kur të vendosë Zoti Rama.

Ky mendim përforcohet nga fakti se Pallati kaloi, me vendim qeverie, në pronësi të Bashkisë Tiranë vetëm para pak muajsh, vendim i çuditshëm duke patur parasysh se Pallati i Sportit është zyrtarisht pallati i kombëtareve shqiptare të lojrave me dorë, mundjes, peshëngritjes, etj.

Kjo do të thotë se kalimi mund të jetë bërë me idenë për ta ulur rëndësinë e Pallatit nga një pronë publike kombëtare në një pronë bashkiake. Është e vështirë të besohet se kjo gjë është bërë për qëllime sportive.

Deklarata e Zotit Veliaj për prishjen e Pallatit të Sportit Asllan Rusi u bë ndërkohë që prej disa ditësh është duke u shembur Stadiumi Qemal Stafa, me leje të dhënë nga Kryebashkiaku—lejet për prishje objektesh i jep pushteti lokal. Leja për shembjen është dhënë pa patur një projekt të përfunduar teknik dhe pa leje ndërtimi.

Projekti i stadiumit të ri, i cili është vendosur dhe po zbatohet në shkelje të hapur të ligjeve dhe në fshehtësi të plotë do ta tjetërsojë pjesën më të madhe të stadiumit në pronësi private. Ndërkohë kontraktori privat i projektit do të ndërtojë edhe një kullë 24 katëshe si pjesë e stadiumit dhe mbi terrenin e stadiumit aktual.

Nisur nga konteksti dhe mënyra e deklarimit të prishjes së pallatit të sportit Asllan Rusi nga Zoti Veliaj, është e arsyeshme të besohet se dyshja Rama-Veliaj me klientët e tyre po përgatiten të grabisin edhe terrenin e Pallatit të Sportit Asllan Rusi, ndoshta me të njejtën formulë si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa.

Qeveria nuk zgjodhi të financonte për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit, ndaj zor të besohet se ajo do të investojë para për të ndërtuar një pallat sporti modern. Mungesa e parave publike është preteksti kryesor që Kryeministri Rama ka përdorur për dhënien e dhjetra koncesioneve mbi pronat dhe shërbimet publike tek klientët e tij, të cilat kanë përfshirë ose tjetërsim të pasurive publike ose financim nga buxheti publik.

Trualli i  pallatit të sportit dhe territorit të tij është nga truallet më të lakmuara në Tiranë, veçanërisht tani që nuk ka mbetur më asnjë truall tjetër i rëndësishëm në qytet. Ai ishte vënë në “shenjestër” të grupeve të caktuara klienteliste të biznesit dhe ndërtimit që në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte Zoti Lulzim Basha.

Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme nëse Pallati i Sportit do të ketë të njejtin fat që patën Stadiumi Qemal Stafa dhe mjedise të tjera publike, përfshi terrenet e klubit sportiv Dinamo, klubit sportiv Partizani, aneksit të Stadiumit Qemal Stafa, të cilat u tjetërsuan në terrene ndërtimi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook