Paraqitjet e mira në Euro 2016 të Etrit Berishës dhe Ermir Lenjaniit, kanë bërë që të kërkohen nga Beshiktashi në Superligën e Turqisë.

Portieri dhe mesfushori kuqezi, tashmë të angazhuar me kombëtaren ne Francë 2016, shihen si përforcime cilësorë për kampionët e Turqisë, të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë në fazën e Grupeve të Championsit.

Për këtë arsye drejtuesit e këtij klubi kanë hedhur sytë nga kombëtarja shqiptare, pasi i besojnë eksperiencës ndërkombëtare të dy lojtarëve në fjalë.

Etrit Berisha, që është pjesë e Lazios prej tre sezonesh, ka eksperiencën e mjaftueshme në Europa League, për të qenë protagonist edhe në Champions. Fakti që te Lazio vazhdon të mbetet zëvendësues i Marcchetit mund shtyjë 27-vjecarin t’i thotë po ofertës turke.

Në fakt, sipas mediave turke, skautët e Beshiktashti gjenden në Francë që nga starti i Euro 2016, enkas për ta përcjellë nga afër Berishën, ku përveç tij, u ka rënë në sy edhe Lenjani dhe dy lojtarët e Kombëtares mund të përfundojnë tek Kampionët e Turqisë. /Express/